Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të turneut Masters në Madrid, pasi mundi Maxime Cressy nga SHBA - 6:2, 7:6 (4). Dimitrovit iu deshën një orë e 26 minuta për të mposhtur të 64-tin në renditjen botërore, i cili kaloi kualifikueset në kryeqytetin spanjoll. Kështu, bullgari u hakmor për humbjen e tij nga Cressy në turneun e Melburnit në janar.
Në raundin e dytë më 4 maj, Dimitrov do të luajë me argjentinasin Diego Schwartzman.
Në dy paraqitjet e fundit në kryeqytetin spanjoll, Dimitrov u eliminua në raundin e parë. Në karrierën e tij në 8 pjesëmarrjet e mëparshme në Madrid, bullgari ka arritur vetëm një herë në çerekfinale në vitin 2015.Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..