588 janë rastet e reja me Covid-19 në vend për 24 orët e fundit, 163 më pak se një ditë më parë. 63% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.64% e 8856 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive ka rënë me 3019 në 144 889. Në spitale janë shtruar 97 pacientë të infektuar. 76% e të shtruarve nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve në spitale ka rënë në 913. Në terapi intensive janë vendosur 97 persona të infektuar.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 14 persona Covid të konfirmuar. 13 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Janë shëruar 3593 veta. Të enjten janë bërë 1559 vaksina. 2 055 479 persona kanë përfunduar imunizimin. 745 528 persona kanë një dozë përforcuese.Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 5°, në Sofje 2°. Në mëngjes vende-vende do të ketë dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Reshje të dobëta shiu do të bien fillimisht në zonat lindore dhe më vonë..
Presidenti Rumen Radev pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë më shpejt për ankesën e tij për ndryshimet në Kushtetutë. Kreu i shtetit e deklaroi këtë para studentëve të Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ku mbajti një leksion mbi..
Deputetët u mblodhën të mërkurën për përpjekjen e tyre të nëntë për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të, e cila do të lejonte funksionimin e parlamentit. Në votimin e parë u paraqitën katër kandidatë - Atanas Atanasov nga “Po e vazhdojmë..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..