Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konferencë e Ministrit bullgar të Energjetikës

Bullgaria nuk do të zhvillojë bisedime nën presion me Gazprom

Vendi nuk do të pezullojë furnizimet me gaz transit për Serbinë dhe Hungarinë

Foto: BGNES

Gazi natyror përdoret si armë politike dhe ekonomike, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov me rastin e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia.

“Përderisa unë jam ministër, Bullgaria nuk do të negociojë nën presion dhe me kokën ulur. Bullgaria nuk shitet me asnjë çmim. Për momentin është e qartë se objektet infrastrukturore të reklamuara zhurmshëm në të kaluarën nuk mund të garantojnë furnizim me gaz natyror, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përballemi me këtë situatë”, tha Ministri Nikollov.

Për të paktën një muaj përpara, të gjitha furnizimet me gaz natyror janë të garantuara. Ende nuk ka pakësim të gazit nga Rusia, shtoi Nikollov në një konferencë të posaçme për këtë temë sot.

Mossigurimi i sasive nga Gazprom është shkelje e kontratës, shtoi Ministri. Pritet një takim i ri ekspertësh për hapat e ardhshëm, tha Nikollov, duke kujtuar se Bullgaria nuk është e vetmja e prekur dhe se në këtë situatë janë edhe Polonia dhe Lituania.

“Bullgaria është një partner besnik i të gjitha vendeve fqinje. Bullgaria nuk është Rusia. Kur të kemi mundësi do t’i ndihmojmë të gjitha shtetet fqinje”, vuri në dukje Nikollov, duke shtuar se do të shqyrtohen të gjitha rreziqet e mundshme dhe vendi ynë nuk do të krijojë trazira në vendet e tjera, duke përmendur konkretisht Serbinë dhe Hungarinë.

Në një deklaratë të përhapur nga TASS dhe Reuters, Gazprom kujton se Bullgaria dhe Polonia janë vende tranzit dhe "në rast të devijimit të paautorizuar të gazit rus nga vëllimet e tranzitit për në vende të treta, dërgesat tranzite do të reduktohen me këtë vëllim".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD

Fluksi më i madh i investimeve drejt Bullgarisë është nga Holanda

Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...

botuar më 24-09-20 6.31.MD