Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia ndalon furnizimin me gaz për Bullgarinë

Lena Borisllavova
Foto: BGNES

Monopolisti rus Gazprom Eksport njoftoi se pezullon furnizimin me gaz natyror për në Bullgari nga 27 prilli. Pala bullgare ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj dhe ka bërë të gjitha pagesat e kërkuara në kuadrin e marrëveshjes, bëri të ditur Bulgargaz. Kompania beson se skema e propozuar e pagesës rrezikon dhënien e parave kundrejt mungesës së furnizimeve nga pala ruse.

Nuk ka arsye për t'u shqetësuar, komentoi për BNR shefja e kabinetit të Kirill Petkovit - Lena Borisllavova. Qeveria bullgare prej muajsh është gati për një skenar të tillë dhe nuk do të vendosë kufizime për konsumatorët. "Ka furnizime alternative të siguruara dhe nuk ka arsye për panik," siguroi Borisllavova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria nderon kujtimin e heroit të saj kombëtar Vasil Levski

Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..

botuar më 25-02-19 6.47.MD
Dimitër Radev

Do të nënshkruhet kërkesa për një raport të jashtëzakonshëm për eurozonën

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..

botuar më 25-02-19 5.23.MD

Një shtetas bullgar i plagosur mbetet mes pengjeve të Hamasit në Gazë

Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..

botuar më 25-02-19 3.34.MD