Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bujar Osmani: Ende nuk ka zgjidhje të pranueshme për çështjet e hapura

Bujar Osmani (djathtas) në Sofje
Foto: BGNES

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deklaroi në Sofje se ende nuk ka zgjidhje të pranueshme për të dyja vendet për çështjet e hapura. Ai konfirmoi se negociatat janë në vazhdim dhe bëri thirrje që çështjet historike t'i lihen komisionit përkatës bullgaro-maqedonas.

I pyetur nëse Shkupi është i gatshëm të përfshijë bullgarët në kushtetutën e tij përpara se të heqë veton në bisedimet e anëtarësimit në BE, Bujar Osmani tha: "Republika e Maqedonisë së Veriut beson se ne duhet ta bëjmë këtë dhe ne do ta bëjmë." Sipas Ministrit, aktualisht ekziston një shans ideal për të arritur një zgjidhje që do të përshpejtojë procesin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD