Në ditën e tretë të Ngjalljes së Krishtit, kur Kisha Ortodokse feston të Martën e Ndritshme, në fshatin e malit Rodopa, Momçillovci, mbajnë një procesion liturgjik, i njohur ndër vendasit si “Shën Letenija”. Procesioni është i vetmi i këtij lloji për këtë rajon të Bullgarisë dhe u vendos nga murgu i Malit të Shenjtë Gregorij, i cili erdhi në Momçillovci në vitet 1837-38 dhe themeloi shkollën e parë të sistemit qelizor. Ai u tregoi fshatarëve se si atë ditë zhvillohej një procesion rreth manastireve në Malin e Shenjtë dhe i çoi besimtarët në një kodër jo shumë larg fshatit, ku ndezën qirinj dhe i vendosën në një gur të madh. Më vonë, në vitin 1911, vendasit mblodhën fonde dhe ndërtuan një kishë e vogël kushtuar Ngjalljes së Krishtit, e njohur si “Shën Letenija”, dhe procesioni u bë pjesë e pandarë e shërbimit në ditën e tretë të Pashkëve.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..