Një pyll i bukur me 100 qershi japoneze tashmë po rritet në Parkun “Maqedonia” në qytetit Blagoevgrad. Pemët u blenë me fondet e mbledhura nga pazaret bamirëse të organizuara nga Viktorija Andonova nga Shoqata “Kauza Blagoevgrad”, me mbështetjen e Komunës së qytetit Blagoevgrad. Pylli u mboll me punën e studentëve të Universitetit Amerikan në Bullgari, përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve.
E nisëm këtë veprimtari me shaka, por sigurisht të gatshëm për t’ia dalë mbanë. Shumë njerëz u përfshinë në blerjen e fidanëve. Dua që të gjithë ata që vijnë këtu dhe ulen nën qershitë, të ndihen të shpëtuar të paktën për këtë moment”, tha Viktorija Andonova para BNR-Bllagoevgrad.
“Këto pemë në Japoni sjellin shëndet dhe fat, shpresoj që të sjellin shëndet për të gjithë njerëzit në Bllagoevgrad”, uroi Georgi, student në Universitetin Amerikan në qytet.
Periudha e lulëzimit të pemëve të qershisë është e shkurtër - rreth 10 ditë, dhe sipas filozofisë lindore gjë që vjen të na kujtojë se sa jetëshkurtër dhe kalimtare është bukuria.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: blgmun.comTakime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..