Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) nis edicionin e 53-të të konkursit të këngës “Pranvera”. Rregullorja është përditësuar. Këngët duhet të jenë të reja, të mos jetë interpretuar dhe vendosur në internet. Autorët duhet të jenë bullgarë, teksti gjithashtu. Çdo autor dhe artist merr pjesë vetëm me një këngë. Propozimet pranohen deri më 23 maj në faqen prolet.bnr.bg.
Anëtarët e jurisë profesionale do t’i vlerësojnë këngët në mënyrë të pavarur. Çmimi i madh në konkurs është realizimi i një vepre të re muzikore me producent Radion Kombëtare Bullgare. Janë tre çmimet speciale të konkursit "Pranvera 22" - Çmimi i Dëgjuesit, Çmimi Debutues dhe pjesëmarrja në Festivalin “Eurosonic” në Groningen, Holandë.Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..