Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) nis edicionin e 53-të të konkursit të këngës “Pranvera”. Rregullorja është përditësuar. Këngët duhet të jenë të reja, të mos jetë interpretuar dhe vendosur në internet. Autorët duhet të jenë bullgarë, teksti gjithashtu. Çdo autor dhe artist merr pjesë vetëm me një këngë. Propozimet pranohen deri më 23 maj në faqen prolet.bnr.bg.
Anëtarët e jurisë profesionale do t’i vlerësojnë këngët në mënyrë të pavarur. Çmimi i madh në konkurs është realizimi i një vepre të re muzikore me producent Radion Kombëtare Bullgare. Janë tre çmimet speciale të konkursit "Pranvera 22" - Çmimi i Dëgjuesit, Çmimi Debutues dhe pjesëmarrja në Festivalin “Eurosonic” në Groningen, Holandë.Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..