Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Moldavi shpresojnë se e ardhmja evropiane e vendit do të ndihmojë në ruajtjen e traditave të tyre

Foto: europe.bta.bg

Si perspektiva evropiane në Moldavi do të kontribuojë për ruajtjen e traditave bullgare në rajonin e Taraklias, i banuar kryesisht nga bullgarë etnikë – këndvështrime dhe pikëpamje të ndryshme u shprehën nga pjesëmarrësit në konferencën "Zërat bullgarë për Evropën", organizuar në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në qytetin moldavian.

Moldavia u bë pjesë e të ashtuquajturës “Treshe e Lidhur”, së bashku me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, vetëm një javë pas fillimit të konfliktit në Ukrainën fqinje.

Lufta u bë katalizator i perspektivës evropiane në rajon, kurse shpresat, të cilat i zgjon e ardhmja evropiane e Moldavisë tek bullgarët besarab janë në drejtime të shumta, u bë e qartë gjatë kohës së konferencës së sotme në Taraklia. Mysafir i posaçëm qe eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane Andrej Novakov, sipas të cilit Bashkimi Evropian duhet të hapë zemrën e tij dhe të tregojë më shumë dhembshuri dhe kujdes:

“Bashkimi Evropian fillon që aty ku ka dhe një zemër bullgare, kurse në Taraklia ato janë të shumta. Fillon që aty ku ka universitet, në të cilin mësohet në gjuhën bullgare, aty ku kudo shkruhet në bullgarisht dhe të përshëndesin në gjuhën tënde amtare. Shteti bullgar  jo thjesht interesohet prej jush, por është i gatshëm të bëjë çdo gjë të mundur sipas mundësive të veta, që të ndihmojë.”

Gjatë diskutimit u dëgjuan një sërë mendimesh nga përfaqësuesit e bullgarëve të Besarabisë se si mund të zgjidhen probleme serioze që komuniteti nuk mund t'i përballonte vetë.

Mes tyre është veçanërisht i rëndësishëm ai për të ardhmen e Universitetit Shtetëror në Taraklia "Grigorij Camblak", misioni i të cilit është ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës, historisë dhe traditave bullgare. 70% e nxënësve në të janë bullgarë etnikë.

“Një pjesë e studentëve arsimohen në specialitetin e përbashkët me universitetin e Ruses “Angjell Kënçev” "Menaxhim i biznesit”, i cili u jep mundësi pas përfundimit të marrin një diplomë bullgare - vuri në dukje  rektorja e shkollës profesoresha Maria Pasllar dhe shpjegoi: - Universiteti ynë punon së bashku dhe me universitetin në Veliko Tërnovo "ShenjtorëtKirill dhe Metodij”, por me të dy universitetet, bashkëpunimi nuk është plotësisht i plotë vlefshëm. Akoma nuk kemi mundësi bashkë të përgatisim specialistë dhe të lëshojmë diploma të vlefshme reciproke. Shpresojmë se dialogu, i cili zhvillohet në një nivel më të lartë midis Bullgarisë dhe Moldavisë për krijimin e një filiali të universitetit bullgar në Taraklia, do të përfundoi me sukses dhe gjatë vitit të ri shkollor këtu tanimë të punojë një shkollë e ngjashme. Shpresojmë se pas kësaj, studentët të mund të zgjedhin nga një gamë më e gjerë specialitetesh jo pedagogjike, si inxhinieri, teknikë, bujqësi e të tjera”.

Bashkëpunimi me muze nga Bashkimi Evropian do të kontribuojë për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e kulturës bullgare dhe të traditave në Taraklia, është kategorike drejtoresha e Muzeut për një trashëgimi kulturore aty.

“Muzeu ynë është një nga muzetë e pakta në Moldavi, të cilët punojnë në një bashkëpunim me Akademinë Bullgare të Shkencave. Tanimë katër vjet me radhë marrim pjesë në konferenca të ndryshme shkencore, po përgatisim raporte dhe po punojmë me shkolla dhe kopshte - sqaroi Tatjana Nekit dhe dha këtë shembull:

“Kemi një ide shumë të mirë për ndërtimin e një kompleksi etnik, i cili të tregojë traditat e bullgarëve besarab. Nuk mund ta realizojmë tanimë gjashtë vjet, sepse nuk kemi financim.”

Themeluesi i fondacionit “Shpirti bullgar” Oleg Kosih rikujtoi se në sajë të tyre, çdo vit rreth 100 nxënës nga Moldavia, nisen për të studiuar në Bullgari, ku shpesh pas kësaj gjejnë dhe realizimin e vet.

“Ne nuk ka sesi të kërkojmë nga Bashkimi Evropian ose nga Bullgaria diçka speciale për ne, sepse asnjë nuk është i detyruar të na japë asgjë. Është mirë të mendojmë për një program social-ekonomik, i cili të na sjellë dobi dhe për Moldavinë dhe për Bullgarinë” - vuri në dukje Oleg Kosih.

Bullgari besarab shprehu shpresën se, perspektiva evropiane e Moldavisë do ti lejojë rajonit në Taraklia jo thjesht të ruhet, por të kthehet në një model sesi një pakicë jo thjesht jeton në kufijtë e vet por, kontribuon në mirëqenien e të gjithë shoqërisë evropiane.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD