Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta të ndërtuesve të rrugëve në Sofje dhe në mbarë vendin

Foto: BGNES

Ndërtuesit e rrugëve bllokuan trafikun përpara parlamentit në protestën e tyre të dytë kombëtare për paratë e papaguara për riparime. Organizatore është Dhoma e Degës “Rrugët”, e cila përfshin 85 kompani. Në të njëjtën kohë, protestat dhe bllokimet e rrugëve nisën nga ora 11:00 në 27 vende në të gjithë vendin. Të pakënaqurit ngritën parulla – “Duam atë që na keni borxh – as më shumë, as më pak!”, “Industria e rrugëve është në prag të falimentimit” dhe “Çdo punë paguhet”.

“Ka tre muaj që kemi marrë vetëm paradhënie”, i tha BNR një punëtor protestues. - Nuk ka asnjë urdhër se si të punojmë. Ka shumë njerëz të çliruar nga puna. Kjo nuk durohet dot.”

Kemi edhe shumë para për të marrë. Tani çështja është as të largohesh, as të qëndrosh, thonë ndërtuesit e rrugëve.

Një tjetër protestues u ankua:

“Tani për tani jetojmë me rrogën e bashkëshortes sime. Nëse gruaja ime nuk punon, ne nuk mund të sigurojmë jetesën. Kemi muaj për të marrë."

Të gjithë janë kategorik se janë duke pritur për paratë e tyre:

“Kam të paktën 3000 leva për të marrë. Ne kemi studente, si t’i mbajmë. Nuk ka se si. Kemi ardhur këtu për të bërë para, por nuk mund t’i marrim."

“Po ngrijnë pagën minimale dhe deputetët rrisin çdo ditë pagat e tyre. A është normale kjo? Dhe ka inflacion, çdo gjë po rritet dhe pagat janë të ngrirë”, ankohen punëtorët.

Ndërkohë që deputetët po debatojnë nëse Agjencia e Infrastrukturës Rrugore duhet të paguajë paratë që u detyrohen kompanive, turma marshoi drejt Këshillit të Ministrave dhe u kthye prapë para parlamentit. Protestës në Sofje iu bashkuan edhe autoinstruktorë nga vendi, të cilët thanë se janë të pakënaqur me gjendjen e rrugëve, sinjalistikën dhe shenjat rrugore, gropat dhe karburantet e shtrenjta.

Përpilues: Ivo Ivanov

Anketa: Milla Mlladenova dhe Tanja Millusheva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD