Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën sipas mundësive tona, tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska në një konferencë për shtyp në Sofje me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. 91 000 ukrainas janë pranuar në Bullgari, shtoi Gençovska.
Erdha ta falënderoj Bullgarinë për mbështetjen tuaj ndaj shtetit dhe popullit ukrainas, tha Kuleba. Jam i sigurt se Bullgaria nuk e bën këtë për shkak të marrëdhënieve tona tradicionalisht të mira, por sepse siguria e Ukrainës do të thotë siguri për Bullgarinë, tha mysafiri dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Sofjes për perspektivën evropiane të Ukrainës. Jam i vetëdijshëm për rolin e Rusisë në historinë bullgare. Por sot Rusia është ndryshe: ajo vret, torturon, përdhunon. Kjo nuk është një Rusi që meriton simpati, shtoi Kuleba.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..