Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjithnjë e më shumë bullgarë e konsiderojnë dezinformimin si të dëmshëm nga ana shoqërore

Gazetari Ivan Radev: Nuk ka këndvështrim tjetër kur paraqiten informacione të manipuluara

Foto: Pixabay

Gjithnjë e më shumë bullgarë identifikojnë de informatat si të dëmshme shoqërore, sipas raportit kombëtar të Eurobarometrit për Bullgarinë. Për 73% prej tyre lajmet e falsifikuara janë problem si në një plan kombëtar, kështu dhe për demokracinë si parim. Bashkatdhetarët tanë besojnë më pak tek mediat e shtypura, sesa në online botimet dhe të rrjeteve sociale. Por, pikërisht interneti bëhet përçuesi i pjesës më të madhe të informacioneve të pasakta.

Pas ndonjë dezinformacioni në pjesën më të madhe të rasteve fshihet ndonjë interes financiar ose politik dhe ai kthehet në një instrument për çorientimin e opinionit publik, përmes të cilit grupe të mëdha njerëzish ndjekin qëllimet e veta. Kjo dukuri, ky fenomen del dhe lulëzon në kohëra kritike si pandemia aktuale dhe lufta, kurse shembujt për këtë përditë shumohen rreth nesh. 

“Në kohën e pandemisë pamë sesa serioze mund të jenë pasojat nga dezinformimi - thotë gazetari Ivan Radev. Për Bullgarinë  problemi është mjaft i fortë-një përqindje më e ulët e njerëzve të vaksinuar, një vdekshmëri më e madhe jo vetëm në Bashkimin Evropian. Kurse tani në kushtet e luftës po vëmë re sesi dezinfarmacioni nuk pakësohet, por thjesht tema kryesore ndryshoi.”

Ivan Radev

Në kushtet e krizës njerëzit kërkojnë burime më të shumta të informacionit, kurse kjo ndihmon për shpërndarjen e lajmeve të falsifikuara. Në këtë mënyrë, tragjedi nga lufta prezantohen si të manipuluara dhe imponohet se vrasjet në Buça për shembull, nuk kanë ndodhur dhe nëpër kuadrot shikohen aktorë. “Vendi agresor, mundohet të justifikojë veprimet e veta në çdo lloje mënyre, që të mund të fitojë mendimin shoqëror në anë të vet”, thekson gazetari.

Pak mbi gjysma e bullgarëve (52%) gjatë 63% nga qytetarët e Bashkimit Evropian janë të bindur se mund të njohin lajmet e rremë. Por, përse vendi ynë vazhdon të prapa mbetet dhe me këtë tregues?

“Shikoni se cili është mjedisi politik tek ne-këshillon Ivan Radev. Deputetë shpërndajnë nëpër televizionet teori konspirative dhe lajme të falsifikuara. Madje dhe gazetarë  nëpër mediat e mëdha bëjnë të njëjtën gjë, duke e prezantuar dezinformacionin si “pikëpamja tjetër”.

Përmes mediave sociale deri tek ne shumë shpejt dhe lehtë arrijnë çdo lloje lajmesh, por ne jemi të prirë të ndajmë atë që na ka ndikuar në mënyrë  emocionale,ajo e cila përkon me kuptimet tona paraprake. Por, jo gjithmonë ky informacion përputhet me të vërtetën.

“Këshilla më e mirë është të jemi kritikë - thotë Ivan Radev. Është mirë që për çdo gjë të drejtojmë pyetjen nëse është e vërtetë, si dhe të kërkojmë një konfirmim përpara se ta shpërndajmë. Në rast të kundërt po kështu do të kthehemi në shpërndarës të dezinformacionit.”

Marshimi i lajmeve të rreme dhe i komploteve tek ne nuk vjen vetëm nga mediat, është i bindur gazetari. Diagnoza, sipas tij quhet “mungesë e autoriteteve” - e personave publik, mendimin e të cilëve ne e vlerësojmë.

“Shumë shpesh biem në një mungesë të besimit dhe njerëzit nuk i besojnë askujt, sepse çdo një ndjek një interes të caktuar - thekson gazetari, në synimin tonë të ruajmë veten, të mos të na gënjejnë. Prandaj duhet të jemi edhe kritikë dhe të gjykojmë se kush mund të jetë autoritet dhe kujt nuk duhet ti kemi besim.”

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Georgji Zhivkovit, BNR-Vidin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD