Në Ditën e Dafinës le të tregojmë së bashku sesi kryeqyteti ynë mund të jetë me ngjyra edhe më të shumta, i pastër dhe sportiv! Dy ngjarje të mëdha sportive do të zhvillohen sot. Në qendër të qytetit fillon shëtitja tradicionale me biçikletë "Sofja nget një biçikletë"dhe vrapimi atletik “Për një ajër më të pastër”. Organizatorët nga “Sofja-Kryeqyteti Evropian i sportit”, Bashkia e Kryeqytetit, dhe Qendra për Lëvizshmëri Urbane presin që dhjetëra çiklistë dhe vrapues t'i bashkohen ngjarjes. Nisja është në orën 11 në sheshin “Kuvendi Popullor”, kurse itinerari arrin deri në Parkun Jugor. Në shfaqje do të marrin pjesë persona të famshëm të sportit bullgar.
Në orën 9 në mëngjes do të jepet dhe fillimi i edicionit të 11 të vrapimit më të madh pranveror malor në Bullgari buzë liqenit Pançarevo.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..