Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë festën e madhe të krishterë – Dita e Dafinës

Foto: BGNES-arkiv

Toka zgjohet nga letargjia, dielli na buzëqesh dhe shumëllojshmëria e luleve fillon të na shoqërojë në përditshmërinë tonë. Në sfondin e një tabloje të tillë baritore të jetës vjen një nga festat më të preferuara të bullgarëve - Dita e Dafinës!

Në traditën e krishterë, dita nderohet si Hyrja e Zotit dhe i është kushtuar pritjes festive të Jezu Krishtit në Jeruzalem. Sipas  teksteve ungjillore, Biri i Zotit hyn në qytetin e shenjtë, i përshëndetur nga njerëzit me degë ulliri, palme dhe dafine dhe duke thirrur "Osanna". Pikërisht prandaj pas liturgjisë në Ditën e Dafinës të krishterët marrin me vete për shëndet degët e shelgut të bekuara dhe të përuruara, të cilat u përngjajnë degëve të palmave, me të cilat është pritur Shpëtimtari.

Në zonat e ndryshme bullgare Dita e Dafinës quhet akoma Vrëbnica. Dhe pavarësisht se ndodhemi akoma në Kreshmët e Pashkës, sot në tavolinën festive mund të vihet peshk. Në shumë vende në Bullgari përgatitet dhe një pite e posaçme riti në formën e luleve.

Në Ditën e Dafinës festojnë ditën e vet të emrit që të gjithë që mbajnë emra lulesh dhe bimësh.

Që nesër fillon Java e Madhe, e cila do të përfundojë në mbrëmjen e Ringjalljes së Krishtit- një kohë për tu menduar mbi jetën dhe vdekjen, për rimendimin e vlerave dhe të provës të afrohemi drejt anës shpirtërore!

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD