Midis 15 dhe 17 prill, disa nga artistët më të mirë të grafitit në Bullgari do të bashkojnë përpjekje dhe talent, për ta kthyer në një vepër artin nën kalesën e këmbësorëve të Stacionit Qendror të Autobusëve të Sofjes. Kjo do të ndodhë në kuadrin e edicionit të dytë të festivalit GRAFF EXPRESS, në të cilin sivjet do të marrin pjesë 8 autorë bullgar dhe 2 autorë të huaj.
Edicioni debutues të GRAFF EXPRESS ishte përpara 2 vjetëve, kur 300 metra katrore nga nenkalesa e stacionit qendror hekurudhor, që çon nga stacioni i autobusëve në metro, ndryshoi pamjen gri me dekor artistik me ngjyra.
“Kjo hapësirë është porta e Sofjes dhe fytyra e parë e cila shikohet nga qindra mijëra turistë, mysafirë dhe banorë të qytetit tonë, që mbërrijnë këtu apo thjesht që e përdorin metronë”, tha ekipi i festivalit. Hapja zyrtare e pikturave murale të përfunduara do të bëhet më 27 prill me një shëtitje me kurator në lokacion, shoqëruar me një vizitë online të punimeve të përfunduara.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..