Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpër gjurmët e legjendave bullgare

“Bullgaria doli të ishte shumë e pasur e historive” – thotë një nga autoret e librit “Tregime dhe legjenda nga Bullgaria, Doc.Dr. Vihra Baeva

Foto: Facebook/vihra.baeva

Legjenda për dragonj dhe zana. Gojëdhëna për liqene, maje malore dhe manastire. Tregime për fate të jashtëzakonshme njerëzore nga e kaluara e afërt dhe e largët, të cilat na bëjnë të shikojmë jetën sërish si një përrallë, në të cilën çdo ditë luftojnë e mira dhe e keqja, guximi dhe ekzistenca e thjeshtë. Të gjitha këto ofron libri i fundit shkencor “Tregime dhe legjenda nga Bullgaria” nga vargu “Libri i madh” i Doc. Dr. Vesellka Tonçeva dhe Doc. Dr. Vihra Baeva. Dy zonjat merren me studime folklorike që prej 20 vitesh si pjesë e ekipit të Institutit të Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Pasi para tri vitesh ato mblodhën në “Librin e madh” gjithçka më të rëndësishme dhe interesante për festat dhe ritet bullgare, tani është radha e legjendave dhe tregimeve mitike, me të cilat është i plotë folklori bullgar,

Mitet janë historitë e para, të cilët transmetohet nga njeriu në njeri dhe prekin histori universale jetike, si për shembull krijimi i botës, shpjegon Doc. Vihra Baeva. “Trashëgimtarë” të tyre janë legjendat, ndërsa gojëdhënat u referohen vendeve, njerëzve ose objekteve konkrete të ngulitura në peizazhin përreth të një vendi të veçantë. Në historinë tonë hasen edhe të ashtuquajturat gojëdhëna të ndërmjetme legjendare, të cilat prapë lidhen me një vend konkret, por kanë një element magjik –  një ikonë çudibërëse ose ndonjë krijesë mitike. Si një shembull ajo jep legjendën për Mbretin Ivan Shishman, i cili pasi u ther aty ku binin pikat e gjakut të tij dilnin burime të mrekullueshme.

Vihra Baeva dhe Vesellka Tonçeva

Në librin “Tregime dhe legjenda nga Bullgaria” dy folkloristet mblodhën 110 histori nga të gjitha krahinat gjeografike të vendit. Në punën e tyre u ndihmuan banorët dhe kolegët e tyre vendas. Një pjesë prej tregimeve u regjistruan personalisht në terren përderisa rrethuan vendin kryq e tërthor dhe takoheshin me mbajtësit e gjallë të kësaj diturie. Doc. Baeva dhe Doc.Tonçeva mbetën të habitur se sa e pasur në histori është Bullgaria. Krahas tregimeve tipike folklorike, të cilët vijnë nga thellësitë e kohës dhe tregojnë për krijesa mitike, ka edhe të tillë, të cilët shkrihen me të tashmen dhe na mbajnë pranë të shkuarës.

Personalisht mua më bënë shumë përshtypje një lloj tjetër historie, të cilat ndoshta janë më pak të njohura dhe janë relativisht të reja.Ka një motiv të qëndrueshëm për djalin e gjorë jetim me fëmijëri të vështirë, i cili falë sipërmarrjes dhe zgjuarsisë së tij, arrin të pasurohet, të fitojë pasuri dhe të bëhet një person i respektuar në shoqëri, i cili më pas zhvillon bamirësinë dhe ndihmon bashkëqytetarët e tij. Disa personalitete të tilla ka nga rajone të ndryshme. Më kujtohet historia për Krëstjo Shipkov nga qyteti Kazanllëk, e cila ndjek këtë model folklorik.”

Shumë interesante është edhe historia për fshatin Skllave në afërsi të qytetit Sandanski. Ekziston një legjendë se ai është vendlindja e gladiatorit Spartak dhe një nga atraksionet lokale janë lojërat e gladiatorëve, të cilat organizohen në stadium gjatë panairit fshatar në mesin e qershorit.

Ky është një libër familjar i cili do të jetë interesant si për të vegjlit, ashtu edhe për prindërit e tyre. Por gjëja më e rëndësishme për dy autoret është, se ai ofron një udhëtim virtual nëpër Bullgarinë dhe vendet e saj legjendare, gjë e cila shpresojnë të ngjallë te lexuesit dëshirën për aventurë reale. Për këtë arsye historitë e veçanta janë të organizuara sipas zonave dhe pas çdo tregimi ka një informacion të shkurtër se si mund të arrihet deri në vendin përkatës – në disa raste shkëmbinj, maja, liqene, çezma, rrënoja të kështjellave, kisha dhe manastire. Pra vende konkrete interesante, të cilët e rrënjëzonin historinë në peizazhin përreth. Kështu libri është një lloj udhërrëfyesi në turizmin e rajoneve të lidhura me legjenda të lashta, mendon Doc. Baeva.

“Bota, në të cilën jetojmë është krejt e ndryshme, por gjithsesi më duket se ka disa vlera të lashta njerëzore që nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre deri më sot. Dhe ato janë të lidhura me mirësinë, guximin, me këtë që një person për të mos pajtuar me një fat të vështirë dhe për të kërkuar një mënyrë për të përballuar vështirësitë. Folklori jep shembuj pozitivë dhe nuk do të gabojmë nëse i drejtohemi më shpesh” – është kategorike Doc. Vihra Baeva.

Përpilues: Vesella Krësteva (sipas intervistës së Katja Vasilleva, BNR – Radio Sofja)

Përgatiti në shqip: SVetllana Dimitrova

Foto: Facebook/vihra.baeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD