Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

30 vjet nga restaurimi i Rotarisë në vendin tonë

“Tingëllimi i heshtjes” për të ndihmuar fëmijët me dëmtim të dëgjimit

Foto: rotarysofia.org

Gjatë vitit 1905 në Çikago, avokati Poll Haris takohet me tre miq të vet, që të shqyrtojnë një ide. Ky ka qenë fillimi i rotari lëvizjes, e cila më shumë se një shekull mbledh në një vend liderëtë gatshëm tu shërbejnë bashkësive të veta dhe botës. Ideja për humanizëm, ndershmëri dhe një ndihmë vetëmohuese arrin dhe deri në Bullgari, ku gjatë vitit 1933 është themeluar Rotari klubi i parë. 

I ndaluar dy herë - në vitin 1941 nga qeveria e Bogdan Fillovit me Ligjin për Mbrojtjen e Kombit dhe në vitin 1951 nga regjimi komunist, Rotaria në vendin tonë sivjet shënon 30 vjet nga rifillimi i veprimtarisë së tij. Në lidhje me këtë sot 13.04. do të zhvillohet një festë bamirësie me kauzë: përkrahjen e projektit “Tingëllimi i heshtjes” në ndihmë të fëmijëve me një dëmtim të dëgjimit. Përpara Teatrit Popullor “Ivan Vazov” do të  hapet një ekspozitë me postera që do të prezantojnë zhvillimin e Rotarit që nga themelimi e deri më sot, kurse në sallën e kryeqytetit “Bullgaria” do të zhvillohet një koncert me qëllim të mblidhen para për fëmijët me probleme të dëgjimit.

“Zgjodhëm një kauzë, sepse misioni bazë i Rotarisë është që të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve sociale-tregon Karolina Ljubomirova, presidente e Rotari klubit në Sofje. Pas një analize të nevojave shoqërore ne saktësuam se njerëzit me një dëgjim të pakësuar si tek ne, kështu dhe në një përpjesëtim botëror janë mbi 6% nga popullsia. Aktualiteti i temës u konfirmua në nivel global me dhënien e çmimit Oscar për filmin "CODA: fëmijë të prindërve të shurdhër" për film më të mirë. Qëllimi i projektit është që të përmirësohet komunikacioni, artikulimi, dhe kuptimi i të folurit. Prandaj me ndihmën e iniciativave të ndryshme - njohje me instrumente muzikore, vizita të koncerteve, do të mundohemi të ndihmojmë zhvillimin e këtyre fëmijëve.”

Karolina Ljubomirova

Aktualisht në vendin tonë ka 91 Rotari klube me rreth 2 mijë veta, të cilët punojnë mbi projekte të ndryshme sociale-në bazë të shembullit të paraardhësve të vet, të cilët ia kushtuan zemrat kauzave të kohës së tyre.Ndër to, më i rëndësishmi ishte shpëtimi i hebrenjve bullgarë.

Gjatë vitit 1937 rotarianët krijojnë një Rotari Qendër Konsultative për sëmundje kardiovaskulare. Sot trashëgimtarët e tyre po kështu bëjnë përpjekje për përmirësimin e shëndetit të njerëzve dhe për sigurimin e një ndihme dhe kujdes mjekësornë vende të vështira për t'u arritur.

“Një vëmendje të veçantë i kushtojmë parandalimit të diabetit, sëmundjeve onkologjike dhe endokrine, sëmundjeve të fëmijërisë - thotë Karolina Ljubomirova. Përveç kësaj, në fushën e arsimit ne përfshihemi me projekte të ndryshme, të cilat risin kulturën shëndetësore të fëmijëve. Në klubin tonë për shembull aktualisht po realizojmë një projekt, i cili është i lidhur me rreziqet shëndetësore moderne, mes tyre-format e reja të narkotikëve, rreziqe psikologjike për shkak të përdorimit të tepruar të kompjuterëve dhe shfaqjet e videove.”

Dikur në radhët e rotarianëve janë vënë re dhe intelektualë të kryeqytetit, sipërmarrës, financierë, shkencëtarë. Sipas Karolina Ljubomirovës dhe sot ndjekësit aktivë të idesë janë liderë dhe profesionistë të dëshmuar në të gjitha fushat. Gjatë vitit 1990 një grup entuziastësh, të kryesuar nga Kallço  Hinov, Stefan Stojanov dhe Simeon Kondov përgatisin rivendosjen e veprimtarisë së Rotarisë. Kurse lidhja me fillimin është bërë nga doajeni Raço Kosov - një rotarian nga viti 1935.

Kallço  Hinov

“Sot rotarianët përqendrohen mbi projekte me një zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në kohë”, shton Karolina Ljubomirova, që të mos të mbetet e mira një akt i vetëm dhe të mund të arrijë deri tek sa më shumë njerëz. Ajo, e cila gjatë javëve të fundit i bashkon dhe i motivon është fatkeqësia, e cila e arriti popullin ukrainas. Prandaj dhe mbledhin ndihma, ndihmojnë për transportimin e refugjatëve dhe për adaptimin e tyre tek ne. Deri në këtë moment rotarianët kanë mbledhur 250 mijë leva, me të cilat kanë blerë sende të domosdoshmërisë së parë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: rotarysofia.org, mu-sofia.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD