Shëtitjet detare deri në ishullin e bukur Shën Anastasija dhe deri në Kompleksin Kulturor Historik Çengene Skele në afërsi të qytetit Burgas do të organizohen prapë ditët në vijim, njofton Bgtourism.bg. Ishulli, i cili do të mirëpresë turistët e tij të parë më 16 prill, është një destinacion gjithnjë e më i dëshirueshëm për ngjarje personale si dasma, ditëlindje dhe festime të tjera. Anijet deri në ishull nisen nga porti Burgas. Deri në mesin e muajit maj për në ishull do të ketë nga dy kurse për ditë, pas kësaj - nga tre
Në ishullin Shën Anastasija, i cili në të kaluarën ishte i njohur me emrin “Bollshevik” ngrihet i vetmi manastir ishullor mesjetar i mbijetuar në bregun e Detit të Zi. Në të kaluarën ai shfrytëzohej për burg politik. Në ditët e sotme këtu ka një restorant, një hotel, koleksion muzeor, një plazh i bukur me një port, dhe të ashtuquajtura barnatore, ku ofrohen produkte organike etj. Në vitin 2021 ishullin e frekuentuan 28 000 turistë, por sivjet mbi bazë të regjistrimeve paraprake pritet sezoni të jetë më i fortë
Sivjet kemi katër ditë pushimi rreth Pashkëve (nga 22 deri më 25 prill) dhe dega turistike mbështetet kryesisht te turistët bullgarë për të kompensuar të paktën një pjesë të vogël të humbjeve gjatë krizës me pandeminë.Në programin festiv të Bashkisë së qytetit Burgas në mënyrë aktive do të përfshihet edhe Kompleksi Kulturor Historik “Çengene Skele”
Më 16 dhe 17 prill, miqtë do të shënojnë kremtet e krishterë Dita e Llazarit dhe Dita e Dafinave me një sërë iniciativash. Pronarët e kompleksit do t’i mirëpresin me një pazar laraman pranveror, një fotoekspozitë, një punishte artistike për të vegjlit dhe për të mëdhenjtë, një koncert të Ansamblit Folklorik të Vallëzimit “Stranxha” dhe argëtime të tjera. Ditët rreth Pashkëve në kompleks pritet një fluks të madh turistësh, ndër të cilët dhe grupet e para të organizuara nga jashtë për këtë sezon.Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: anastasia-island.com und burgas.bg
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..