Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka ndryshim në politikën ndaj Maqedonisë Veriore

Ministrja Gençovska
Foto: arkiv

Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, tha për BNT Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska. Ajo theksoi se gjatë bisedimeve me Ministren e Jashtme Gjermane, Annalena Baerbock, nuk është komentuar afati për fillimin e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

"Asnjë angazhim nga pala bullgare nuk është marrë për fillimin e negociatave me Shkupin," tha Gençovska. Sipas Ministres, në memorandumin për bisedimet me Baerbock, shihet se kërkesat kryesore bullgare ndaj Shkupit mbeten të pandryshuara. Sofja këmbëngul që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut të garantohen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe të respektohet Marrëveshja e Fqinjësisë e vitit 2017.

Presidenti Rumen Radev, i cili po viziton Portugalinë, komentoi se Maqedonisë së Veriut do t'i duhet më shumë kohë për të përmbushur kriteret përpara se Bullgaria ta heqë veton ndaj bisedimeve me BE-në.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD