Marrëveshjet me pronat e paluajtshme të shtetasve rusë në Bullgari janë ndalur plotësisht dhe informacionet se rusët po shesin pa vlerë pronat e tyre në bregdetin e Detit të Zi janë të pavërteta. Me ndalimin e transferimeve bankare për në Rusi, si dhe të transferimit nga llogaritë bankare ruse në llogaritë bankare në Bullgari, transaksionet nuk mund të kryhen. Megjithatë, ka një tendencë të qëndrueshme që nga viti 2014 që rusët të tërhiqen nga vendi ynë. Pas aneksimit të Krimesë dhe thirrjes së Vladimir Putin ndaj nëpunësve shtetërorë që të përmbahen nga blerja e pronave në Bullgari, ka nisur vala e parë e shitjeve të apartamenteve ruse buzë detit. Më pas, me krizën për pandeminë, inflacionin dhe rënien e rublës ruse, tendenca u rrit, pasi jeta në Bullgari u tregua e shtrenjtë për qytetarët rusë.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..