Zyrtarët e OKB-së kanë bërë thirrje për një hetim për dhunë ndaj grave dhe mbrojtjen e fëmijëve në vend, raportoi AFP.
Në mbledhjen e radhës të organizatës ditën e djeshme, të mbledhur me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Drejtoresha Ekzekutive e agjencisë “OKB Gra” Sima Bahous theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë. Rusia ka hedhur poshtë edhe një herë akuzat e ngritura kundër saj nga anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe bëri thirrje për respektimin e "prezumimit të pafajësisë". Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB Dmitri Poljanski siguroi se qëllimi i "operacionit special ushtarak" të Rusisë është "të shpëtojë të ardhmen e Ukrainës". Në Këshillin e Sigurimit, Rusia ka të drejtën e vetos dhe mund të mos lejojë asnjë hetim apo sanksion kundër vetes. Nga ana tjetër, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, nga i cili Rusia u përjashtua të enjten me një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës, ka fuqinë për të nisur hetime, vëren AFP.
Ndërkohë, Britania po verifikon njoftimet e mbrëmshme për një sulm kimik në Mariupol dhe një zyrtar i qeverisë lokale tha se nuk mund të konfirmojë njoftimin e Azovit për një sulm kimik. Beteja për portin vazhdon edhe sot, ku ndodhen marinarët bullgarë të anijes “Carevna”.56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..