Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në rrugën drejt Bashkimit Evropian Shqipëria do që të shkëputet nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të ndahet kandidatura e saj për anëtarësim nga lëvizja e përgjithshme me Maqedoninë e Veriut. Kjo nevojitet, për shkak se kandidatura e Shkupit mbetet nën veton bullgare, tha në Tiranë Kryeministri Edi Rama, njoftoi agjencia maqedonase e lajmeve MIA. Rama tha se, nuk është optimist se, Bullgaria së shpejti do të ngrejë veton e vet për Shkupin. “Shqipëria nuk mund të presë më shumë, derisa të dyja vendet fqinje të zgjidhin mosmarrëveshjet e veta”, tha Rama dhe shtoi se, Shqipëria ka marrëdhënie të mira me të dyja shtetet. Rama e bëri deklaratën në prezantimin e një sondazhi kombëtar me më shumë se gjysmë milionë të anketuar. Rezultatet e sondazhit tregojnë se, 67% duan që rruga drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut të ndahet.

Greqia dekonservon termocentralin me qymyr të Kozanit


Ne do të zgjerojmë bashkëpunimin energjetik në sfondin e luftës në Ukrainë, e cila ka forcuar fokusin në varësinë energjetike evropiane. Këtë e deklaruan, në takimin trepalësh në Athinë, ministrat e jashtëm të Greqisë, Qipros dhe Izraelit. Miku izraelit Yair Lapid deklaroi se, gjatë muajve të afërt të tria vendet e Mesdheut lindor do të përfshijnë  ndaj projekteve të veta akoma 3 vende. Ende është  duke u kërkuar financim për gazsjellësin EastMed, i cili do të kalojë përmes Mesdheut, sepse, sipas Shteteve të Bashkuara, ai ose duhet të kalojë nga toka përmes Turqisë ose të zëvendësohet në mënyrë alternative me cisterna të gazit të lëngshëm, raportoi “Kathimerini”. Për të garantuar sigurinë energjetike të Greqisë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se funksionimi i termocentralit  pranë Kozanit, i cili u mbyll në vitin 2021, do të rifillojë punën e vet pas gjashtë vitesh.

Rumania po mbështet financiarisht dhe energjikisht Moldavinë


Rumania po përgatit një paketë shtesë prej 10 milionë eurosh falas për Moldavinë, deklaroi  ministri i jashtëm  Bogdan Aurescu i cituar nga  Agerpress. Ai hapi në Berlin, me kolegë nga Gjermania dhe Franca, një konferencë ndërkombëtare për krijimin e një "Platforme për Mbështetjen e Moldavisë". Nisma synon të ofrojë ndihmë të menjëhershme politike, financiare, materiale dhe eksperte nga vendet e BE-së dhe nga G7, nga institucionet financiare dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Bukureshti tanimë lëshoi grante financiare prej 100 milionë euro  për projekte  të nënshkruara tanimë nga kryeministrat rumun dhe moldavian Nicolae Ciukă dhe Natalia Gavrilita. Rumania  ka dorëzuar tashmë  3.8 milion euro për naftë dhe karburant  vendin fqinj.Veçmas 5,000 ton qymyr janë ndarë për sigurinë energjetike të Moldavisë ,po kështu me vlerë 3.8 milionë euro.

Lufta në Ukrainë i ngrohu marrëdhëniet turko-amerikane


Një mekanizëm strategjik  për zgjerimin e  bashkëpunimit midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara nisi të punojë, njoftuan në Ankara zëvendësministri i jashtëm Sedat Önal dhe zëvendëssekretarja e shtetit Victoria Nuland . Ata shqyrtuan të gjithë paketën e interesave dypalëshe në ekonomi, mbrojtje dhe luftën kundër terrorizmit. Nuland , e cila vizitoi po kështu Athinën dhe Nikozinë raportoi për gazetën “Hurriyet “se në Mesdheun Lindor duhet të  zbulohen fusha të reja gazi dhe të ndërtohen tubacione të reja gazi. “Është në interesin tonë të ketë marrëdhënie të forta midis Turqisë dhe Izraelit, si për nga ana e tregtisë, kështu dhe të energjetikës. Mbyllja e Detit të Zi është shumë e rëndësishme. Madje dhe Turqia të mos marrë pjesë në sanksionet kundra Moskës, ajo nuk duhet ti lejojë Rusisë të përdor territorin e saj, për të anashkaluar sanksionet”, theksoi mikja e ftuar.

 Edhe pse me kritika, Perëndimi i njeh zgjedhjet në Serbi si demokratike 


Shtetet e Bashkuara mirëpresin rezultatet e zgjedhjeve serbe dhe theksojnë se vendi i është bashkuar demokracive botërore për të dënuar agresionin rus në Ukrainë. Kështu është përgjigjur Departamenti i Shtetit pyetjeve të drejtuara të radios  “Zëri i Amerikës”. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura se, shumë kandidatë dhe parti në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe vendore, të cilët e përkrahin aderimin e Serbisë ndaj Bashkimit Evropian kanë fituar  mbështetje të konsiderueshme, gjë që tregon mbështetje të qartë për prioritetet strategjike të Serbisë. Uashingtoni pajtohet me konkluzionet paraprake të vëzhguesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim dhe të BE-së, se votimi ishte përgjithësisht paqësor dhe se liritë themelore janë respektuar gjerësisht, por rekomandoi që autoritetet e Beogradit të trajtojnë mangësitë e identifikuara.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, Twitter /@MFATurkiye, arkiv

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD