Nuk ka asnjë angazhim për heqjen e vetos bullgare mbi Maqedoninë e Veriut - negociatat do të vazhdojnë dhe të gjitha marrëveshjet midis dy vendeve do të merren parasysh. Këtë e tha kryetari i grupit parlamentar të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin” Andrej Gjurov në përgjigje të akuzave të liderit të partisë “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov, se zhvillohen bisedime prapaskenës me fqinjin tonë jugperëndimor.
Zëvendës kryetari i GERB Tomisllav Donçev komentoi se partia e tij kundërshton çdo tërheqje nga vetoja e vendosur në bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa kreu i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov bëri thirrje për një referendum kombëtar mbi pozitën e Bullgarisë.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..