Së shpejti do të importojmë tri barna të reja kundër koronavirusit, tha për bTV, Prof. Radka Argirova, këshilltare e kryeministrit për pandeminë. Sipas virologut, bëhet fjalë për barna krejtësisht të reja me veprim profilaktik, të cilët merren brenda 72 orëve dhe ndalojnë infeksionin. Megjithatë, për të rekomanduar këtë medikament, mjeku i përgjithshëm duhet të jetë i sigurt në diagnozën, prandaj specialisti është e domosdoshme që testet PCR të mbeten falas. Prof. Radka Argirova theksoi se epidemia e Covid nuk ka mbaruar dhe ka mundësi që disa nga masat e shfuqizuara të rikthehen për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit. Një valë e re mund të ndodhë në fillim të majit, megjithëse jo aq e fortë sa ajo rreth Vitit të Ri, parashikoi ajo.
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..