Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plani bullgar për Rindërtimin dhe Zhvillimin nis së realizuari

Foto: BGNES

Komisioni Evropian - KE i jep dritën jeshile Planit për Rindërtimin dhe Zhvillimin e Bullgarisë. Ky është një plan i jashtëzakonshëm, tha Presidentja e KE Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi në Sofje me Kryeministrin Kirill Petkov.

Pothuajse 60 për qind e planit mbështet tranzicionin e gjelbër. Kjo është e rëndësishme sepse ne kemi nevojë që Bullgaria të jetë me ne në rrugën drejt neutralitetit klimatik, tha von der Leyen. Sipas saj, plani bullgar plotëson kërkesa serioze, kombinon reformat dhe trajtimin e sfidave strukturore, mbështet më të cenuarit dhe përfshin masa të gjera kundër korrupsionit.

Kryeministri Petkov tha se plani për mbi 6 miliardë euro ose 10 për qind të ekonomisë bullgare do të financojë realisht ndryshimin në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD