Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 Prilli - Dita Botërore e Shëndetit

Daniella Atanasova-Lineva u bë pediatre e vitit në Amerikë

Foto: аrkiv personal

Si fëmijë e vogël, ajo i ka trajtuar kukullat në spitalin e saj, e ulur në një pemë-aty ajo ka vënë injeksionet me hala pishe dhe u ka dhënë përzierje magjepsëse, të përbëra prej luleve dhe baltës. Me rritjen kujdeset dhe dhembshuria kanë kaluar mbi njerëzit , por gjithmonë në qendër ishin fëmijët. Sot doktoresha Daniella Atanasova-Lineva është një pediatre e dashur jo vetëm për bullgarët në Nju Jork, por dhe për njerëzit në rajonin shumëkombësh Kuins, ku zhvillon praktikën e saj të suksesshme private.

Përpara ca kohe, doktoresha Daniella Atanasova-Lineva mori një çmim prestigjioz- Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve më të mirë (IAOTP) e shpalli për pediatre të vitit. “Për mua këto 20 vjet si mjeke kaluan si një çast, por është mirë se, ndodhem në një shtet, në të cilin mund të të vlerësojnë, dhe ky është një prestigj për mua”, thotë ajo përpara Radio Bullgarisë.

Rruga e saj profesionale fillon nga Universiteti Mjekësor në Varna, ku hyn me një mesatare maksimale, kalon përmes spitalit “Maunt Sinaj” në Manhatan dhe përvojës në repartin e urgjencës pediatrike, përmes mësimdhënies së studentëve dhe praktikës private në Rego Park, Nju Jork.


Edhe sepse është pediatre, doktoresha Daniella Atanasova-Lineva e ndan vëmendjen e saj midis prindërve dhe fëmijëve, sepse veset dhe zakonet e pashëndetshme mund të jenë ngjitëse dhe të çojnë në sëmundje kronike.

“Fëmijët janë të varur nga prindërit e tyre, ata nuk kanë ndonjë zgjedhje të madhe - sqaron doktoresha. Pasi mbarova një kurs në Harvard, i cili i ishte kushtuar mbipeshës dhe sëmundjeve që pasojnë, fillova që të arsimoj familje të tëra me mënyrën e jetës shëndetësore. Por për t’u kujdesur për fëmijët, së pari prindërit duhet të mësojnë dhe të udhëheqin.”

Bukuria është shëndet, kurse shëndeti është lumturi. Për shkak të kësaj motoje të vet doktoresha Daniella Atanasova-Lineva grumbullon njohuri dhe në sferën e mjekësisë estetike dhe të  mjekësisë kundër plakjes. Ja dhe këshillën e saj sesi të ndihemi të bukur, të bindur dhe të punojmë më mirë.


“Çdo një flet për një balancim, sado që të tingëllojë tepër triviale - thotë ajo. Është e rëndësishme të shkosh në shtrat në kohë, të flesh normalisht, të përpiqesh të meditosh dhe të qetësohesh. Në këtë moment shumë nga pacientët e mi adoleshentë vuajnë nga depresioni, nga paniku, cenojnë jetën e tyre. Por, unë mundohem që t’i kthej në rrjedhën normale të jetës, t’u shpjegoj se duhet të merren me sport të paktën një orë në ditë, të mos hanë një ushqim të përpunuar, të ndajnë minimum 7-8 orë për gjumë, të kalojnë kohë mes natyrës. Ky është dhe kuptimi i jetës sime - Unë thjesht dua t'i përcjell brezit të ardhshëm të gjithë njohurinë që kam grumbulluar.”

Poliglote, udhëtare, vullnetare - dashuria e saj ndaj fëmijëve e shpie në pika të ndryshme të rruzullit tokësor. Kurse humbja tragjike e vajzës së saj 20 vjeçare Stefani e detyron të përqendrojë përpjekjet e saj gjatë viteve të fundit mbi Fondacionin e saj “Stefaniforever20”.

Daniella Atanasova-Lineva me vajzën e saj Stefani

“Gjithmonë më ka pëlqyer të jap diçka, si me të mësuarit pacientëve, t'u kthej diçka - thotë Doktoresha Daniella Atanasova-Lineva. Në Honduras dhe Gana – realizova mision kushtuar fondacionit të tenisit në emër të vajzës sime, e cila ka vdekur përpara 5 vjetëve. Qëllimi im është që të vazhdojë besëlidhjen e Stefanisë, e cila ishte një kampione kombëtare tenisi në Amerikë dhe një studente e mjekësisë. Në këto vende ne u dhurojmë fëmijëve ekipe, tenis raketa, çanta dhe iu japim mësime, sepse ky sport nuk është dhe shumë i njohur më në veçanti mes vajzave.”


Doktoresha Daniella Atanasova tregon se, ambicia gjithmonë ka qenë miku i saj më i madh, por pas tragjedisë e kupton se nuk ka kontroll pothuajse mbi asgjë. Kështu mësohet të mos humbasë edhe një sekondë nga koha e saj dhe kur do që të bëjë diçka, të rrezikojë dhe të mos mendojë për pasojat. Supozon se, etapa tjetër nga jeta e saj do t’u përkushtohet studentëve dhe udhëtimeve. “Por më e rëndësishmja është të jetojmë pa frikë”, është e bindur ajo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: аrkiv personal, stefaniforever20.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD