Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sanksione të reja kundër Rusisë dhe ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Foto: EPA/BGNES

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje OKB-së të “veprojë menjëherë” ose “të shpërbëhet plotësisht” gjatë një fjalimi në të cilin tregoi pamje tronditëse të kufomave - përfshirë fëmijë – të cilët sipas tij janë viktima të ushtrisë ruse. Zelenski i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të dëbojë Rusinë “në mënyrë që ajo të mos bllokojë vendimet për agresionin e saj”.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov tha se viktimat në Buça janë një “provokim” që synon të pengojë bisedimet midis Moskës dhe Kievit.

Kina nuk është indiferente ndaj monitorimit të situatës në Ukrainë ose ndaj “shtimit të benzinës në zjarr”, tha përfaqësuesi i përhershëm i Pekinit në OKB Çzhan Czjun. “Ne sinqerisht duam paqe. Kina do të vazhdojë të avancojë bisedimet e paqes dhe do të luajë një rol konstruktiv për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë”, tha diplomati.

Shtetet e Bashkuara po ndajnë 100 milionë dollarë shtesë për sistemet antitank për Ukrainën, tha Sekretari i Shtetit Antëni Blinken. Estonia i dorëzoi Ukrainës raketa antitank, topa, mina dhe obusë, armë automatike, granatahedhës dhe municione, njoftoi Ambasada e Estonisë në Kiev. Çekia dërgoi tanke dhe automjete të blinduara në Ukrainë, raportoi Reuters.

BE do të shpallë paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë. Kufizimet e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus, ndalimin total të transaksioneve me katër banka ruse, mbylljen e porteve evropiane për anijet ruse, ndalimin e kompanive ruse të marrin pjesë në prokurimet publike në BE dhe kufizime shtesë në eksportet për Rusinë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin vlerëson se më shumë se 11 milionë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që nga pushtimi rus. Më shumë se 7.1 milionë prej tyre janë të zhvendosur në Ukrainë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bazilika Episkopale e Filipopolit është ndër të nominuarit për çmimet arkitekturore SHARE 2024

Sot në Athinë do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve arkitekturore SHARE 2024. Ndër të nominuarit në kategorinë "Trashëgimia kulturore" është projekti për konservimin, restaurimin, ekspozimin dhe ndërtimin e një mbulese mbrojtëse të..

botuar më 24-10-08 5.10.PD

Parashikimi i motit për 8 tetorin 2024

Temperaturat minimale të martën do të jenë të ftohta ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vende-vende në ultësira do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 28°, në Sofje – 24°. Pas..

botuar më 24-10-07 7.35.MD

Kryeministri në detyrë kontrollon gjendjen e gardhit përgjatë kufirit bullgaro-turk

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev është duke kontrolluar gjendjen aktuale të objektit inxhinierik të tipit pengues në kufirin shtetëror bullgaro-turk, njoftoi Këshilli i Ministrave në faqen e tij në Facebook. Ai fluturoi me një helikopter mbi..

botuar më 24-10-07 6.52.MD