Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sanksione të reja kundër Rusisë dhe ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Foto: EPA/BGNES

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje OKB-së të “veprojë menjëherë” ose “të shpërbëhet plotësisht” gjatë një fjalimi në të cilin tregoi pamje tronditëse të kufomave - përfshirë fëmijë – të cilët sipas tij janë viktima të ushtrisë ruse. Zelenski i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të dëbojë Rusinë “në mënyrë që ajo të mos bllokojë vendimet për agresionin e saj”.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov tha se viktimat në Buça janë një “provokim” që synon të pengojë bisedimet midis Moskës dhe Kievit.

Kina nuk është indiferente ndaj monitorimit të situatës në Ukrainë ose ndaj “shtimit të benzinës në zjarr”, tha përfaqësuesi i përhershëm i Pekinit në OKB Çzhan Czjun. “Ne sinqerisht duam paqe. Kina do të vazhdojë të avancojë bisedimet e paqes dhe do të luajë një rol konstruktiv për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë”, tha diplomati.

Shtetet e Bashkuara po ndajnë 100 milionë dollarë shtesë për sistemet antitank për Ukrainën, tha Sekretari i Shtetit Antëni Blinken. Estonia i dorëzoi Ukrainës raketa antitank, topa, mina dhe obusë, armë automatike, granatahedhës dhe municione, njoftoi Ambasada e Estonisë në Kiev. Çekia dërgoi tanke dhe automjete të blinduara në Ukrainë, raportoi Reuters.

BE do të shpallë paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë. Kufizimet e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus, ndalimin total të transaksioneve me katër banka ruse, mbylljen e porteve evropiane për anijet ruse, ndalimin e kompanive ruse të marrin pjesë në prokurimet publike në BE dhe kufizime shtesë në eksportet për Rusinë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin vlerëson se më shumë se 11 milionë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që nga pushtimi rus. Më shumë se 7.1 milionë prej tyre janë të zhvendosur në Ukrainë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori turistik kërkon zgjidhje për problemin e mungesës së kuadrove

Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..

botuar më 25-04-09 6.00.PD

Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..

botuar më 25-04-09 5.00.PD

Parashikimi i motit për 9 prillin 2025

Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..

botuar më 25-04-08 7.35.MD