70 për qind e 3300 qytetarëve ukrainas të konsultuar nga ekipet e Agjencisë së Punësimit thonë se janë gati të fillojnë punën menjëherë, dhe 10 për qind - nëse ka kujdes për fëmijët e tyre. 66 për qind e ukrainasve të anketuar kanë një diplomë universitare dhe 32 për qind kanë një arsim të mesëm. Profesionet më të preferuara janë sekretar zyre, administrator hoteli, arkëtar, punonjës hotelerie, punonjës prodhimi. Deri më tani, biznesi ka ofruar 2800 vende pune për refugjatët ukrainas, shumica e tyre në fushat e teknologjisë së informacionit, inxhinierisë mekanike, inxhinierisë elektrike, teknologjisë kimike, teknologjisë ushqimore dhe turizmit.
Më shumë se 39 500 qytetarë ukrainas kanë tashmë statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendin tonë, sipas Portalit të Unifikuar “Bullgaria për Ukrainën”.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...