Sot është dita e shakasë. Ky është një shkas të lavdërohemi se në Bullgari ka një muze të veçantë kushtuar humorit dhe satirës. Ai ndodhet në qytetin e Gabrovos /Bullgari Qendrore/, dhe feston përvjetorin e tij më 1 prill.
Tashmë pesë dekada, që nga viti 1972, Shtëpia e Humorit dhe Satirës mbledh dhe ruan kryevepra të krijimtarisë humoristike dhe satirike, kujdeset për një bibliotekë të specializuar për botime humoristike dhe satirike dhe ndërton një bazë të dhënash të pasur me adresa të mijëra artistëve dhe instituteve në mbarë botën që punojnë në fushën e humorit. Motoja e Shtëpisë, e shpikur nga shkrimtari i njohur satirik bullgar Radoj Ralin, nuk ka ndryshuar edhe sot e kësaj dite - "Bota ka mbijetuar sepse ka qeshur".
Programi jubilar përfshin hapjen e një ekspozite të re me temë "Si u bë Gabrovoja kryeqyteti i humorit", një ligjëratë të karikaturistit Çavdar Nikollov, një ekspozitë të karikaturave politike, me titullin provokues "Vajzat e papërlyera", dhe një koncert të grupit rock “The Blue Jam Ways”.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..