Më shumë se 30 vjet Bullgaria është një anëtare e plotëvlefshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (MOF). Pavarësisht nga kjo, vështirë do të gjeni një njeri të ri në ndonjë qytet, i cili t’ju udhëzojë në gjuhën franceze si të arrini deri në stacionin hekurudhor, për shembull. Nëse në mesin e shekullit të kaluar gjuha franceze ka qenë mes gjuhëve prijëse në arsimin e mesëm bullgar, sot mësimi i gjuhës së Bodlerit dhe Rembos është i përqendruar kryesisht në gjimnaze të specializuara gjuhësore dhe në disa universitete. Si atëherë Bullgaria është e pranuar si një anëtare e plotëvlefshme e organizatës, krahas shteteve si Maroku, Tunizia, Libani, Kanadaja ku gjuha franceze është e njohur për një gjuhë zyrtare?
Përgjigja është në dashurinë ndaj gjuhës franceze, si një urë midis kulturave të pesë kontinenteve. Sepse frankofonia, të cilën shumë shpesh e lidhim gabimisht me Francën dhe me kulturën franceze është një mision, i cili i bashkon dhe i përfshin dallimet. Krahas me popullarizimin e gjuhës franceze dhe të larmisë kulturore të të drejtave të njeriut, të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe çdo gjë e cila prek bashkëpunimin ekonomik, frankofonia ofron forma të ndryshme të bashkëpunimit.
“Puna në përkrahje të mediave është në prioritetet e rëndësishme të organizatës sonë”, shënon Ambasadori Erik Pop, një përfaqësues i përhershëm i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore, në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, media e vetme bullgare me një program frankofon.
“Pluralizmi, liria e mediave dhe arsimimi i gazetarëve me cilësi po kështu është mes detyrave të rëndësishme të organizatës frankofone”, ve në dukje zoti Pop dhe shton:
“Ardhja ime në Bullgari është e lidhur dhe me këtë të takohem me gazetarë frankofonë dhe të shikoj sesi organizata jonë mund t’i përkrahë në punën e tyre. Natyrisht që ky profesion është jashtëzakonisht i vështirë, më në veçanti kur ndeshesh me burime të ndryshme të informacionit, disa nga të cilat nuk janë të besueshme. Ekzistojnë dhe rreziqe fizike, më në veçanti në zonat e konflikteve ushtarake, ku gazetarët paguajnë me jetën e tyre. Nuk janë të pakta rastet, kur gazetarët vriten duke bërë provë të informojnë publikun për ngjarje të caktuara. Siç mund të jetë një profesion klasik në një vend demokratik, kështu mund të kthehet në një nismë rrezikuese në një shtet, ku nuk ekzistojnë norma të tilla.”
Një shembull për një situatë të ngjashme është lufta në Ukrainë, ku përveç luftimit me pajisje ushtarake po zhvillohet një luftë e paparë informacioni. Nga publikimet false me foto nga konfliktet ushtarake në vende të tjera deri tek arrestimet e gazetarëve, që kanë sakrifikuar rehatinë e tyre në emër të së vërtetës. Mes tyre është dhe Juri Tkaçov, kryeredaktor i botimit të pavarur në internet “Tajmer”, i cili sipas auditorit të tij nuk ka bërë propagandë me publikimet e tij të asnjërës prej palëve ndërluftuese. Megjithatë, zëri i tij ra në heshtje, pavarësisht dëshirës së tij për të mos shtrembëruar informacionin tashmë të pakët për ngjarjet aktuale. Në raste të ngjashme organizatat ndërkombëtare, në këtë numër dhe Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, vështirë se mund të ndihmojnë.
“Mjerisht Organizata jonë Ndërkombëtare është me mundësi të kufizuara - vuri në dukje Erik Pop. - Tani së fundmi patëm një takim të ministrave tanë dhe miratuam një rezolutë e cila i dënon veprimet ushtarake në Ukrainë. E vërteta nganjëherë është një shprehje e një këndvështrimi të caktuar. Pikërisht këtu është vështirësia për të informuar njerëzit, pa u munduar të shtrembërosh faktet dhe të sugjerosh interpretimin e tyre. Një përjashtim bën shprehja e mendimit personal. Në këto raste gazetari duhet qartazi të thotë se, çfarë pozite zë. Prandaj gazetaria e vërtetë është një profesion detyrues dhe rrezikues. Këtu mundësitë e organizatës sonë shprehen në trajnimin e gazetarëve për t’iu përmbajtur pluralizmit dhe lirisë së fjalës, për të shoshitur burimet e besueshme.”
Sa i përket Bullgarisë, organizata synon të forcojë bashkëpunimin e vet me gazetarët frankofonë bullgarë dhe të ftojë të rinjtë të zbulojnë mundësitë që i ofron gjuha franceze.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/Représentation de l'OIF - Europe centrale et orientale
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..