Qytetarët ukrainas, të cilët kanë status të përkohshëm të mbrojtjes në vendin tonë janë tashmë mbi 19 mijë. Sipas statistikave zyrtare të portalit "Bullgaria për Ukrainën", vetëm brena një dite rritja është me 2800 njerëz. Numri i ukrainasve që kanë kërkuar azil në Bullgari është 56 660, 22,000 prej tyre janë fëmijë.
Pas një aksioni të përbashkët humanitar të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe të Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë, nga Mariupoli u evakuuan 49 ukrainas me origjinë bullgare. Sipas koordinatorëve, ekzistojnë mundësi për evakuimin e akoma dy autobusëve më qytetarë që ikin nga veprimet luftarake.
Aktualisht, shteti ynë zhvillon një mekanizëm, sipas të cilit qytetarët ukrainas me status të përkohshëm të mbrojtjes do të marrin vauçerë me vlerë 100 leva /rreth 50 euro/, si një ndihmë e njëfishtë, për ushqim dhe mallra të dorës së parë. Nëse ata kanë një regjistrim të adresës aktuale, do të kenë të drejtën e ndihmave të tjera.Zjarri në një diskotekë në qytetin maqedonas Koçani, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 u plagosën, provokoi veprime parandaluese të autoriteteve në Bullgari. Zjarrfikësit po nisin inspektime shtesë në rreth 260 objekte në të gjithë Bullgarinë,..
Thirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në..
Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një..