Qytetarët ukrainas, të cilët kanë status të përkohshëm të mbrojtjes në vendin tonë janë tashmë mbi 19 mijë. Sipas statistikave zyrtare të portalit "Bullgaria për Ukrainën", vetëm brena një dite rritja është me 2800 njerëz. Numri i ukrainasve që kanë kërkuar azil në Bullgari është 56 660, 22,000 prej tyre janë fëmijë.
Pas një aksioni të përbashkët humanitar të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe të Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë, nga Mariupoli u evakuuan 49 ukrainas me origjinë bullgare. Sipas koordinatorëve, ekzistojnë mundësi për evakuimin e akoma dy autobusëve më qytetarë që ikin nga veprimet luftarake.
Aktualisht, shteti ynë zhvillon një mekanizëm, sipas të cilit qytetarët ukrainas me status të përkohshëm të mbrojtjes do të marrin vauçerë me vlerë 100 leva /rreth 50 euro/, si një ndihmë e njëfishtë, për ushqim dhe mallra të dorës së parë. Nëse ata kanë një regjistrim të adresës aktuale, do të kenë të drejtën e ndihmave të tjera.Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..