Shumica e bullgarëve vendosin mish qengji në tryezën e Pashkëve. Megjithatë, nëse tregu do t’ua sigurojë këtë vit dhe me çfarë çmimi? Çështja emocionon si konsumatorët, ashtu edhe blegtorët.
Sipas Simeon Karakolevit, bashkëkryetar i Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe të Dhive, blegtorët do të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesat e tregut. “Është e lavdërueshme që shumica e qengjave blihen direkt nga fermat, sepse zinxhirët e shkurtër të furnizimit kënaqin të dyja palët,” ve në dukje ai.
Por, jo kaq optimist është Krasimir Burmov, i cili rrit në ekonominë e tij 900 dele dhe ka 500 qengja të gatshëm për shitje.
“Në Bullgari nuk ka kafshë - është kategorik fermeri. - Gjatë disa viteve të fundit qeveria fliste vetëm përralla boshe për prioritete, për të ndihmuar blegtorinë. Por e vërteta është se, derisa më përpara dispononim me 11-12 milionë dele, aktualisht kanë mbetur rreth gjysmë milionë. Kurse kjo do të thotë se,sado të mundohemi, do të na jetë shumë e vështirë të kënaqim nevojat e tregut të brendshëm dhe ajo që mungon do të duhet të vijë diku nga jashtë. Nëse krahasojmë numrin e deleve me këtë të bullgarëve, do të dalin shifra qesharake - ne mund të prodhojmë mezi 150-200 gramë mish qengji për frymë”.
50% çmime më të larta ose 22,00-25,00 leva për kilogramë - kaq duhet të kushtojë mishi i qengjit në dyqane, që të mund të mbijetojnë prodhuesit, mendon Krasimir Burmov. Vetëm se në fillim të fushatës, kur tregu është orientuar drejt prodhuesit bullgarë, një nga zinxhirët e mëdhenj tregtarë importon sasi të mëdha të mishit të lirë nga Maqedonia e Veriut.
“Shkaku i parë është se mishi i qengjit hyn pa taksë doganore - shpjegon Simeon Karakolev. - Përveç kësaj, në Maqedoninë Veriore kafshët ende ushqehen me miell kufomash (nga kafshët e djegura), që zëvendëson foragjeret e shtrenjta, ndërsa në vendin tonë dhe në mbarë Bashkimin Evropian kjo nuk lejohet. Del se, për shkak të fitimit prej 200 mijë leva, të cilin do ta realizojë zinxhiri tregtar, duke ulur çmimin do të eliminohet puna e mijëra fermerëve. Prandaj i propozova Ministrisë së Bujqësisë të subvencionohet drejtpërsëdrejti zinxhiri me këtë shumë që të mos ketë më drama të tilla. Dhe le të mos harrojmë se, shumë afër nesh po zhvillohet luftë dhe gjithnjë e më shumë po flitet për një siguri ushqimore. Por nëse në këtë mënyrë kujdesemi për popullsinë, kjo është shumë e gabuar.”
Që të jenë të sigurt në zgjedhjen e një mishi qengji me cilësi, konsumatorët duhet të ndjekin vulën mbi mishin, i cili përmban të dhëna për thertoren dhe kodin e shtetit. Nëse vula është blu, kjo do të thotë se produkti është i prodhuar në Bullgari, por nëse vjen nga jashtë, vula është e kuqe.
“Fjala të cilën po e përdor, është vulë, e jo një njollë,” nënvizon Simeon Karakolev. Ai rikujton se Agjencia Bullgare e Sigurisë së Ushqimeve është organi kontrollues, angazhimi i të cilit është të ndjekë nëse janë respektuar kërkesat mbi importin dhe furnizimin e mishit të qengjit.
“Njerëzit, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në fshat ose deri tek ndonjë fermë dhe në dyqan janë të vënë përpara dilemës çfarë të zgjedhin, le të mos mashtrohen nga 3-4 leva diferencë në çmimin e mishit të qengjit - këshillon Simeon Karakolev. - Le të zgjedhin bullgaren, sepse në këtë mënyrë do të përkrahin prodhimin vendas. Dhe le të mos harrojnë se vula blu është një garanci për prejardhje dhe mish të prodhuar në vendin tonë.”
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistave të Veselina Millanovës, BNR “Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES-arkivShitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..