Gjashtë ish-ministra ushtarakë bullgarë - Bojko Noev, Nikollaj Svinarov, Anju Angellov, Todor Tagarev, Velizar Shallamanov dhe Nikollaj Nençev - këmbëngulin në një deklaratë të përbashkët që Bullgaria të ndihmojë urgjentisht në mbrojtjen e Ukrainës. Sipas të gjashtëve, në këto ditë dramatike vendi ynë vazhdon të dallohet mes aleatëve të tij nga BE-ja dhe NATO-ja me politikën e tij të pavendosur dhe të paqartë në lidhje me ofrimin e mbështetjes ushtarako-teknike për Ukrainën. Sipas tyre, kjo dëmton autoritetin e vendit tonë dhe i bëjnë thirrje Kuvendit Popullor që t’i japë mandat qeverisë për t’iu bashkuar përpjekjeve të përbashkëta evropiane me fonde të ushtrisë bullgare, pa pasur nevojë të sigurojë platforma luftarake dhe armatim bazë.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..