"Çanta e shpinës digjitale - Bullgaria ime" për nxënësit bullgarë jashtë vendit është pothuajse "e mbushur", kjo u raportua në një takim në shkollën bullgare "Nikolla Vapcarov" në Nikozi të Qipros.
Projekti, i bashkëfinancuar nga programi evropian Erasmus +, do të jetë gati deri në maj të vitit 2022, tha për BNR Doc. Angelina Markovska, koordinatore e projektit në Universitetin e Veliko Tërnovos. Partnerët janë Bashkimi i Bullgarëve në Qipro dhe Shoqata Kulturore Greko-Bullgare “Paisij Hilendarski” bashkë me shkollat e fundjavës në Nikozi dhe Athinë.
Ata po zhvillojnë një platformë elektronike arsimore me akses falas. Manualët interaktivë për gjuhën dhe letërsinë, gjeografinë dhe historinë bullgare do të përdoren nga shkollat bullgare jashtë vendit për mësim në distancë. Modeli mund të përshtatet me sistemet arsimore të çdo vendi të BE-së.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..