Kosova kërkon njohje nga Serbia që të votojnë serbët e Kosovës më 3 prill
Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe u kanë bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që përshkallëzojnë tensionet dhe çojnë në incidente, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, raporton Associated Press. Pesë shtetet përshëndesin gatishmërinë e Serbisë për dialog dhe shprehin zhgënjim nga vendimi i Prishtinës të hedhë poshtë propozimin e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ato janë të pakënaqura për refuzimin e "propozimit konstruktiv" për të lejuar që serbët etnikë në Kosovë të votojnë më 3 prill. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se sipas kushtetutës vendi ka nevojë për një marrëveshje me Serbinë, që të mund të organizohet votim i qytetarëve të Kosovës me një shtetësi të dyfishtë për president dhe parlament të Serbisë më 3 prill.
Shqipëria është në krizë energjetike
Shqipëria ka urdhëruar të gjitha qytetet të fikin dritat në ndërtesat publike dhe nëpër rrugë nëse është e nevojshme, për shkak të krizës energjetike të shkaktuar nga mungesa e reshjeve dhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Kompania shtetërore e energjisë KESH ka mbyllur 11 nga përgjithësisht 13 turbinat e ujit. Vendi me një popullsi prej 2,8 milionë vetash nuk ka objekte dhe kapacitet për lëndë djegëse fosile. I gjithë prodhimi i energjisë elektrike varet nga hidrocentralet dhe muajt e fundit të thatë dhe përdorimi i tepërt i ujit të grumbulluar kanë përkeqësuar situatën tashmë të vështirë. Tirana refuzon të rrisë çmimet për familjet dhe mbulon koston e importit të energjisë elektrike nga buxheti i shtetit.Për vitin 2022 ka ndarë 550 milionë euro për grantin, por sipas ekspertëve duhen të paktën 1 miliardë euro.
Mali i Zi mendon se “Bota Serbe” është në rolin e Ukrainës në “Botën Ruse”
Ideja e Beogradit për një “Botë Serbe” në Ballkan është një ekuivalent i idesë për një “Botë Ruse”. Këtë e deklaron në një intervistë për gazetën greke „Кathimerini“ presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Sipas kreut të shtetit “çështjet e pazgjidhura” nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë janë një “terren i përshtatshëm për shkatërrim dhe amulli në integrimin evropian të të gjithë rajonit në vitet e fundit”. Gjukanoviq shton se "Mali i Zi është vënë nën presion nga Serbia e Madhe dhe Rusia në një krizë politike, fundi i së cilës nuk është në dukje." Gjukanoviq citon mitropolitin serb në Malin e Zi Joanikij, i cili thotë sengjarjet në Ukrainë janë pasojë e ateizmit” dhe se për “Malin e Zi parashikohet të jetë një Ukrainë e vogël.”
Turqia është e pakënaqur me busullën strategjike të BE-së
Ministria turke e Punëve të Jashtme kritikon busullën e pranuar Strategjike të Bashkimit Evropian për një reagim në raste krize. Strategjia do ta kthejë Bashkimin Evropian jo në një pjesë nga vendimet, por në një pjesë nga problemet në Mesdheun Lindor, transmetoi Anadolu Ajansı. Në Ankara janë të pakënaqur me pjesën e dokumentit për Mesdheun Lindor, ku përmendet Turqia. Ministria e Jashtme vë në dukje se ajo është e përgatitur “nën diktimin e dy anëtareve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk i respektojnë të drejtat e turqve në këtë rajon dhe kanë pretendime ekstreme për të drejtat detare”. Sipas Ministrisë kjo është në kundërshtim të së drejtës ndërkombëtare, të praktikës së vendosur dhe madje dhe të vetë rregullimit ligjor të Bashkimit Evropian.
Diplomati i parë grek dëshiron të drejtojë personalisht një mision humanitar në Mariupol
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias deklaroi se dëshiron të drejtojë personalisht një mision humanitar në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, ku jetojnë mijëra grekë, raporton BTA. Dendias deklaroi se një prioritet i Greqisë është të mbrojë qytetarët e paarmatosur civilë, si dhe grekët etnikë në Mariupol dhe shtoi se tanimë ka lajmëruar autoritetet ukrainase dhe ato ruse për aksionin humanitar. “Kam ndermend që personalisht të drejtojë këtë mision shpëtimtar”, tha ai pas takimit me konsullin e përgjithshëm grek në Mariupol Manolis Andrulakis, diplomati i fundit i BE-së që u largua nga porti i rrethuar ukrainas. Dendias deklaroi se i koordinon veprimet e tij me Kryqin e Kuq. Që nga fillimi i luftës në Mariupol janë vrarë më të paktën 10 grekë, disa dhjetëra janë të plagosur, kurse rreth 150 janë të evakuuar.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, kesh.al, mfa.gov.trAbdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..