Kryeministri Kirill Petkov ka diskutuar për korrupsionin në Bullgari me Presidentin amerikan Joe Biden, njoftoi Kryeministri në Facebook. Ka pasur bisedime për gazsjellësin “Rryma Turke”. "Tre miliardë nga paratë tona janë shpenzuar për tubacionin e dikujt tjetër!" – shkruan Kirill Petkov në Facebook dhe shton se “Korrupsioni është një nga instrumentet për ndikimin e Putinit në Bullgari.”
Në Bruksel, Petkov bisedoi edhe me homologun e tij maqedonas, Dimitër Kovaçevski. Ata shprehën kënaqësinë për dinamikën e bashkëpunimit dypalësh të arritur përmes grupeve të punës, duke përfshirë edhe marrëveshjet e nënshkruara dhe memorandumet e bashkëpunimit.
Kryeministri bullgar bisedoi edhe me Presidentin rumun Klaus Johannis për projektet e infrastrukturës dhe transportit për përmirësimin e lidhjeve midis vendeve fqinje.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..