Viktorina e Radio Bullgarisë në auditorin tonë shumëgjuhësh nga e gjithë bota tregoi pa mëdyshje se të huajt i njohin mirë traditat pranverore të bullgarëve dhe veçanërisht personazhin e Gjyshes Marta.
Pyetjes se “Cila është Gjyshe Marta - një zanë e mirë, një shtrigë, një personazh mitik folklorik, një fallxhore ose një personazh përrallesh ", mbi 75% nga vizitorët online në sajtin e Radio Bullgarisë u përgjigjën drejt e pikërisht se :
Gjyshe Marta është një personazh folklorik, i lidhur me traditën më të gjallë dhe më popullore bullgare.
Gjyshe Martës dhe ditës së parë të muajit mars bullgarëti kushtojnë një sërë zakonesh të bukura kushtuar pranverës që po vjen, për të cilat ju kemi treguar më shumë se një herë në rubrikën tonë folklorike.
Pe i kuq për forcë dhe shëndet, pe i bardhë –për jetë të gjatë
Festa është simbol i fillimit të ri dhe mban urime për shëndet dhe begati. Në këtë ditë, që nga kohërat e lashta bullgarët zbukurojnë veten e vet, fëmijët e vet, madje dhe kafshët e shtëpisë me martenica /verore/ (penj të bardhë e të kuqe të përziera e të thurura).
Të qëndisësh verore me qëndisje popullore nga veshjet popullore
Në të kaluarën gjatë gjithë muajit mars paraardhësit tanë kanë kryer rite të ndryshme për dëbimin e gjarpërinjve dhe hardhucave, si dhe hamendje të ndryshme lidhur me disa zogj shtegtarë.
Dhurojmë verore me urim për shëndet dhe paqe mes njerëzve
Tradita ti dhurojmë njëri-tjetrit verore është ruajtur dhe sot e kësaj dite. Ajo sjell gëzim, besim dhe shpresë për fëmijët dhe të rriturit.
Sipas gojëdhënave Gjyshe Marta është një plakë e zemëruar dhe tekanjoze. Ajo ështëe paraqitur ose si motër, ose si grua e Seçkossë Madh ose e Seçkos së Vogël (në këtë mënyrë i kanë quajtur muajt janar dhe shkurt) dhe ajo gjithmonë ka qenë e pakënaqur prej tyre. Shkaqet janë disa, por më i shpeshti është sepse i kanë pirë verën.
Kush është Gjyshe Marta? Mund të lexoni më shumë hollësi në artikullin tonë “Marsi – muaji i grave në traditën dhe në përditshmen” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Dhe sot e kësaj dite bullgarët janë të bindur se marsi është muaji i gruas, sepse e ka temperamentin e saj të paqëndrueshëm. Po ju, a jeni dakord me këtë?
Na shkruani në e-mejlin e redaksisë albanian@bnr.bgdhe mos harroni të merrni pjesë në viktorinën tonë. Pyetja tjetër do të paraqitet shumë shpejt në faqet e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, BGNES
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..