1943 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 1960 një ditë më parë. 70 për qind nga të sapo infektuarve nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19. Pozitive janë 13 për qind nga 14 820 testet e kryera, tregon portali coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve të regjistruar aktiv u rrit me 618 deri në 191 282 veta. Në spitale u pranuan 246 pacientë të infektuar. 79 për qind prej tyre nuk kanë imunizim kundër koronavirusit.
Numri i pacientëve të shtruar në spitale u rrit me 39 në 2055 veta. Në terapi intensive janë 236 të infektuar.
20 persona vdiqën në 24 orët e fundit me Covid të konfirmuar. 16 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 1305 u shëruan.
Të martën u dhanë 1797 vaksina. Janë 2 048 030 persona me një cikël të përfunduar imunizimi. Me një dozë përforcuese janë 713 476 veta.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..