“Gazi natyror rus vështirë se mund të zëvendësohet”, tha para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) Radosllav Ribarski, Kryetar i Komitetit të Energjisë të Kuvendit Popullor dhe deputet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Sipas tij, alternativat janë gazi i lëngshëm përmes Greqisë dhe Turqisë ose furnizime nga Katari dhe Egjipti. “Egjipti e sheh Bullgarinë si një mundësi për një qendër për të shpërndarë gaz në rajonin tonë”, shtoi ai. Ribarski tha, se nuk ka asnjë informacion për një vendim përfundimtar për të mos negociuar me Gazprom.
Përsëri para BNR-së, deputeti i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ramadan Atallaj, nënkryetar i komisionit tha se deklaratat e pushtetarëve mbi këtë temë janë “dritëshkurtra dhe të papërgjegjshme”. “Rreziqet janë se në fund të vitit ne mund të mos kemi 3 miliardë metra kub gaz që marrim nga Rusia, ose anasjelltas – do të kemi 50 për qind gaz më të shtrenjtë se diku tjetër”, tha ai.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..