Mbështetja ushtarake për Ukrainën nuk do të jetë e mundur, duke pasur parasysh afërsinë e Bullgarisë, tha Kryeministri Kirill Petkov në një konferencë të sotme në Këshillin e Ministrave pas takimit me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin. Petkov falënderoi Shtetet e Bashkuara për gatishmërinë e tyre për të ofruar një kompani sulmuese për të forcuar grupin luftarak shumëkombësh, nën komandën e Komandantit Suprem të NATO-s për Evropën. Sipas fjalëve të Petkovit, shoqëria bullgare mund të jetë e qetë, sepse si aleate e NATO-s, Bullgaria po rrit mbrojtjen e saj së bashku me vendet e tjera anëtare. Siguria jonë është në mbrojtjen kolektive me NATO-n. Ne jemi NATO-ja, tha Kryeministri.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..