Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Bullgari

| rinovuar më 22-03-18 7.26.MD
Foto: BGNES

Avioni i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, u ul në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Dragomir Zakov, Austin vjen për një vizitë pune dyditore në Bullgari për të diskutuar me Ministrinë tonë të Mbrojtjes perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë vizitës, Zakov dhe Austin do të zhvillojnë një takim me ushtarakë nga të dyja vendet, të cilët po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët bullgaro-amerikane në poligonin Novo Sello.

Sipas Ministrit Zakov, me ftesën ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Bullgaria jep një sinjal të qartë se është një aleat i besueshëm i NATO-s. Zakov theksoi se për herë të parë po përgatitet një batalion bullgar në poligonin e Novo Sellos, i cili është nën komandën operacionale të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të NATO-s në Evropë. Sipas Zakovit, trajnimi i përbashkët bullgaro-amerikan është i rëndësishëm që forcat tona të armatosura të fitojnë gatishmëri luftarake dhe të reagojnë nëse është e nevojshme në një situatë më të rëndë në veprime të përbashkëta me aleatët tanë. Nga ana e tij, Lloyd Austin falënderoi ushtarakët e përfshirë në përgatitjet dypalëshe për përpjekjet e përditshme për rritjen e ndërveprimit.

Sipas planeve të shpallura të NATO-s, parashikohet që në vendin tonë të ketë 900 trupa, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë grup luftarak. Pritet që shtete të tjera të NATO-s të plotësojnë aftësitë tona.

Vizita e Lloyd Austin në Bullgari vjen pas vizitës së tij në Sllovaki, e cila premtoi se do t'i sigurojë Ukrainës MiG-29 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-300, por vetëm nëse NATO-ja siguron hapësirën e saj ajrore. Pritet që tema të ngrihet në bisedimet zyrtare me Kryeministrin dhe Ministrin bullgar të Mbrojtjes të shtunën, më 19 mars.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD