Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Bullgari

| rinovuar më 22-03-18 7.26.MD
Foto: BGNES

Avioni i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, u ul në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Dragomir Zakov, Austin vjen për një vizitë pune dyditore në Bullgari për të diskutuar me Ministrinë tonë të Mbrojtjes perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë vizitës, Zakov dhe Austin do të zhvillojnë një takim me ushtarakë nga të dyja vendet, të cilët po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët bullgaro-amerikane në poligonin Novo Sello.

Sipas Ministrit Zakov, me ftesën ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Bullgaria jep një sinjal të qartë se është një aleat i besueshëm i NATO-s. Zakov theksoi se për herë të parë po përgatitet një batalion bullgar në poligonin e Novo Sellos, i cili është nën komandën operacionale të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të NATO-s në Evropë. Sipas Zakovit, trajnimi i përbashkët bullgaro-amerikan është i rëndësishëm që forcat tona të armatosura të fitojnë gatishmëri luftarake dhe të reagojnë nëse është e nevojshme në një situatë më të rëndë në veprime të përbashkëta me aleatët tanë. Nga ana e tij, Lloyd Austin falënderoi ushtarakët e përfshirë në përgatitjet dypalëshe për përpjekjet e përditshme për rritjen e ndërveprimit.

Sipas planeve të shpallura të NATO-s, parashikohet që në vendin tonë të ketë 900 trupa, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë grup luftarak. Pritet që shtete të tjera të NATO-s të plotësojnë aftësitë tona.

Vizita e Lloyd Austin në Bullgari vjen pas vizitës së tij në Sllovaki, e cila premtoi se do t'i sigurojë Ukrainës MiG-29 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-300, por vetëm nëse NATO-ja siguron hapësirën e saj ajrore. Pritet që tema të ngrihet në bisedimet zyrtare me Kryeministrin dhe Ministrin bullgar të Mbrojtjes të shtunën, më 19 mars.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teatri Popullor

Parashikimi i motit për 4 tetorin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 26 deri në 31°, në kryeqytet do të jetë 28°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Vranësirat do të..

botuar më 24-10-03 7.40.MD

Bullgaria rrezikon të referohet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së për mosrespektim të tri procedurave

Komisioni Evropian paralajmëroi zyrtarisht Bullgarinë, Estonin dhe Irlandën që të transpozojnë saktë Ligjin e BE-së kundër racizmit dhe ksenofobisë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Në arsyetimin e tij, Komisioni Evropian vë..

botuar më 24-10-03 5.31.MD
Jasen Tomov

Bullgaria po kërkon variante alternative për evakuimin e bashkatdhetarëve tanë nga Libani

Largimi i shtetasve bullgarë nga Libani, i kryer me dy fluturime drejt Bullgarisë, tashmë duket i vështirë për t'u realizuar, sipas ambasadorit tonë në vend Jasen Tomov. Sipas tij, fluturimi i radhës është i rrezikshëm, prandaj po kërkohen variante..

botuar më 24-10-03 2.48.MD