Një studim i Alpha Research nga dita e katërt e luftës në Ukrainë tregoi një rënie serioze të miratimit ndaj Vladimir Putinit në Bullgari, duke arritur në 32%. Por me përparimin e veprimeve ushtarake, lufta hibride e Rusisë ka hyrë në një fazë të re, edhe më intensive, e cila pa dyshim ndikon në qëndrimet publike në vend . Për momentin, "qëndrimet" pro-Kremlinit po përhapen me forcë të paparë në mediat tona sociale. "Facebook është shumë dominues në Bullgari dhe tezat kryesore ruse po përhapen kryesisht atje," tha Tihomir Bezllov nga Qendra për Studimin e Demokracisë. Sipas tij, ne kemi një numër të madh sajtesh që shpërndajnë qëndrimet ruse dhe lajme të rreme dhe kjo ka të bëjë me buxhetet ruse. Por a ka ndonjë mekanizëm për të ndjekur këtë financim?
“Një nga problemet është që kjo duhet thënë disi nga institucionet bullgare, të cilat merren pikërisht me çështjen e financimit të huaj dhe duhet të kryejnë edhe funksionet e institucioneve të kundërzbulimit. Fatkeqësisht, deri më tani nuk e kam parë këtë. Pse? Besohet se ky lloj institucioni është i infiltruar nga kanalet ruse. Arsyeja tjetër, për mendimin tim, lidhet me kompetencën. Fatkeqësisht, niveli i kapaciteteve të institucioneve bullgare të kundërzbulimit është shumë i diskutueshëm”, tha Bezllov.
Në lidhje me konfliktin në Ukrainë, thirrjet anti-NATO dhe anti-evropiane në rrjetet sociale bullgare janë bërë më të shpeshta. Sipas ekspertëve, në gjendje luftekëto ndjenja lidhen drejtpërdrejt me sigurinë tonë kombëtare.
Por ndryshe nga Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, në Bullgari nuk ka një institucion dhe mjete për të luftuar këtë lloj dezinformimi dhe propagande. Platformat më me ndikim si Facebook dhe YouTube deri më tani vështirë se ndajnë resurse për Bullgarinë. Arsyeja është se tregu është shumë i vogël dhe nuk ka institucione të autorizuara bullgare me të cilat mund të bashkëpunohet. Megjithatë, sipas Bezllovit, ky problem mund të zgjidhet:
“Nga ana e institucioneve, duke përfshirë ndihmën e korporatave-pronarë të rrjeteve të mëdha sociale, duhet të krijohen mjete bullgare për luftimin e lajmeve të rreme dhe manipulimit të fakteve. Por kjo është një përpjekje shumë e madhe. Për momentin, kundërshtimi ndaj propagandës ruse po ndodh në mënyrë spontane, krejtësisht njerëzore, d.m.th. njerëzit shohin pamjet e shkatërrimit të qyteteve me mijëra të vrarë dhe reagojnë”.
Sipas Tihomir Bezllov, ka shumë shembuj të personazheve publike në Bullgari, përfshirë dhe politikanë të njohur, që përdorin profilet e tyre në Facebook për të publikuar teza ruse. Nga ana e tyre, burime ruse vendosin përmbajtje të caktuara, të cilat më pas shpërndahen në rrjetet sociale përmes trollëve, përmes mediave bullgare, grupeve të ndryshme bullgare në Facebook, etj. "Idiotë të dobishëm." "Por ndryshe nga "agjentët e ndikimit", të cilët marrin disa fonde për të ndikuar në opinionin publik në favor të Rusisë, transmetuesit në fjalë nuk kanë nevojë të shpenzojnë një buxhet, ata punojnë për bindjet e tyre," tha analisti i Qendrës për të studiuar demokracinë.
Sipas Tihomir Bezlovit, ka shumë shembuj të personazheve publike në Bullgari, përfshirë dhe politikanë të njohur, që përdorin profilet e tyre në Facebook për të publikuar teza ruse. Nga ana e vet, burime ruse publikojnë përmbajtje të caktuara, të cilat më pas shpërndahen në rrjetet sociale përmes trollëve, përmes mediave bullgare, grupeve të ndryshme bullgare në Facebook, etj. Në rrjet janë shumë të përhapur të ashtuquajturat "idiotë të dobishëm." "Por ndryshe nga "agjentët e ndikimit", të cilët marrin para për të ndikuar në opinionin publik në favor të Rusisë, për transmetuesit në fjalë nuk ka nevojë të shpenzohen mjete, ata punojnë për bindjet e tyre," tha në përfundim analisti nga Qendra për Studimin e Demokracisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay, arkivNë vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..