Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërtuesit në Bullgari janë në krizë për shkak të mungesës së materialeve

Foto: BGNES

Ndërtuesit në Bullgari po përjetojnë vështirësi serioze për shkak të mungesës së materialeve bazë të ndërtimit në bursat në vend. Për momentin ka një mungesë serioze të çelikut dhe të gjitha derivateve të tij, pasi arsyeja për këtë është lufta në Ukrainë, tha për BNR Pllamen Mihalev, kryetar i Zyrës Rajonale të Dhomës së Ndërtuesve në Stara Zagora. Sipas fjalëve të tij, pas datës 24 shkurt, kur filluan veprimet ushtarake në Ukrainë, që të gjitha bursat tek ne kanë ndaluar të shesin lëndën e parë, sepse ajo importet  nga Ukraina dhe Rusia.

“Çdo gjë e lidhur me metalin në këtë moment nuk ekziston, nuk shitet, nuk ka dhe çmim. Nuk ka se që ku ta blesh, situata është e tillë,” përgjithëson Mihalev.

Problemet me vlerën e materialeve në  industrinë e ndërtimit nisën në fund të vitit të kaluar, kur u shënua një rritje e rëndë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe të gazit. Me luftën në Ukrainë problemi po thellohet dhe nëse në fillim çdo gjë varej nga çmimi, tanimë ka dhe një mangësi të materialeve bazë ndërtimore. Ndaj këtij momenti ka mungesë të çelikut dhe të gjithë derivateve të tij - fletë, hekur përforcues etj.

“Një sasi e madhe nga lënda, e cila importohet, është pikërisht nga Rusia. Dhe nëse nuk importohet si një prodhim i pastër, importohet si një material, baza për prodhimin e saj, dhe dërgesat në fakt janë ndalur - thekson Pllamen Mihalev dhe shton: U mbyllën edhe fabrikat që prodhojnë çelik në Bullgari dhe që andej tregtarët thjesht i shitën sasitë të cilat ishin në dispozicion. Disa ditë më parë u shit një sasi e vogël hekuri përforcues - çmimi i lëndës së parë arriti në 2100 leva, për krahasim më 23 shkurtin kur ishte rreth 1500 leva”.

“Sa i përket Turqisë, që ku  importojmë një pjesë të lëndës së parë - me sa di unë, sasitë janë shteruar, dhe qeveria ka vendosur të ndalojë eksportet - vazhdon Pllamen Mihalev.Problemi është i lidhur edhe me çeliqet që vinin nga Evropa, sepse pjesa më e madhe e lëndës së parë ishte nga Ukraina dhe Rusia. Aktualisht problemi është i lidhur me metalet, por të gjitha çmimet e tjera po kështu i rritën. Për shembull betoni është shtrenjtuar që nga fillimi  i vitit me 20%. Duke pasur parasysh çmimin e gazit dhe të korrentit, kurse këtu në masë uzinat punojnë me gaz, dhe nëse vlerat kërcejnë edhe më shumë, materialet nuk do të jenë më të lira”.

Përfaqësuesi i industrisë së ndërtimit në vendin tonë nuk e fsheh se pasiguria është e frikshme, sepse madje po të ketë një ndërprerje të mundshme të afërt të armiqësive kjo nuk është garanci për rifillimin e furnizimeve me lëndë të parë.Sipas tij, për momentin shumica e objekteve janë ende duke u përfunduar me inerci, por disa nga kompanitë kanë shitje të kufizuara dhe investitorët po përmbahen nga hapja e objekteve të reja. Nuk janë të përjashtuara dhe falimentimet. Problemi është i përgjithshëm dhe do të ketë një ndikim pas disa muajve, është kategorik Pllamen Mihalev , kryetar i Zyrës Rajonale të Dhomës së Ndërtuesve, në një intervistë për BNR - Stara Zagora.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD