Njëzet udhërrëfyes bullgarë dhe rumunë do t'i çojnë turistët në katër itinerare të reja në rajonin ndërkufitar Dobriç-Konstancë. Para kësaj, ata do marrin pjesë në trajnime profesionale në kuadër të një projekti të përbashkët të komunave Dobriç dhe Harshova për zhvillimin e turizmit ndërkufitar, sipas programit "Interreg V-A Rumani-Bullgari 2014-2020", me vlerë 1 410 770 euro.
Në pjesën praktike, guidat do të realizojnë udhëtime turistike në rrugët e reja - "Dobruxha fetare", "Kultura dhe etnitë", "Ushqimi dhe muzika lokale", "Aventurat natyrore njohëse dhe ekstreme". Në procesin e trajnimit, ata do të pasurojnë njohuritë e tyre për trashëgiminë historike dhe kulturore në Dobruxha. Janë planifikuar leksione të ndryshme për legjislacionin në fushën e turizmit në të dyja vendet, psikologjinë e turistëve, dhënien e ndihmës së parë e të tjera.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..