Pas një kontrolli dy orësh, kreu i partisë më të madhe parlamentare opozitare dhe ish-Kryeministër i Bullgarisë Bojko Borisov u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare me një urdhër ndalimi 24 orësh.
“Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe nuk mund të ketë, sepse, sipas ligjit bullgar, akuzat mund të ngrihen vetëm me leje me shkrim të prokurorit, shpjegoi avokati Menko Menkov pas takimit me ish-Kryeministrin Bojko Borisov. Sipas tij, arsyeja e ndalimit është zhvatja, “por nuk thuhet se cili person është zhvatur nga z. Borisov, kur është zhvatur, për çfarë, si.”
Është duke u zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Brendshme. Po kryhen kontrolle dhe sekuestrime në shumë adresa.
Sipas policisë, përveç Bojko Borisovit, aktualisht në paraburgim janë edhe ish-Ministri i Financave Vlladisllav Goranov dhe ish shefja e shërbimit informativ qeveritar Sevdеlina Arnaudova.
Edhe pse emri i Menda Stojanovës u përmend fillimisht në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, ish-kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit mohoi të ishte në mesin e të arrestuarve.
"Askush nuk është mbi ligj!" Këtë postim e ka publikuar në profilin e tij personal në Facebook Kryeministri Kirill Petkov.Përfaqësues të organizatës rinore dhe udhëheqjes së GERB-it u mblodhën para shtëpisë së Bojko Borisovit. Sipas tyre ajo që po ndodh është “represion politik”.
Deri më tani Ministria e Brendshme nuk ka dhënë më shumë informacion, supozohet se në aksion është përfshirë edhe Prokuroria Evropiane.
“Prokuroria bullgare nuk është informuar për veprime hetimore kundër politikanëve”, tha për BTV zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm Sijka Mileva. Sipas saj, informacionet që ajo ka janë nga mediat dhe kanë të bëjnë me fondet evropiane, ndaj më shumë informacione duhet kërkuar nga Prokuroria Evropiane.
Ju kujtojmë se më 17 mars, në Sofje u mbajt takimi i Prokurores së Përgjithshme Evropiane Laura Koveshi me Ministrin e Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, në të cilin u diskutuan veprimet e palës bullgare për formimin e një ekipi prej nëpunësish hetimorë në MPB, të cilët të bashkëpunojnë me Prokurorinë Evropiane.
Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta krijuar atë, por duam të dimë se çfarë do të bëjë kjo qeveri, çfarë angazhimesh do të marrë, në çfarë..
Një kabinet ekspertësh në kushtet e një krize politike është e vetmja mundësi e arsyeshme. Këtë qëndrim e shprehu kryetari i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” (ITN) Toshko Jordanov në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e..
Një sinjal i shkallës më të lartë të kërcënimit të paraqitur nga një prej shërbimeve më me ndikim në botë është arsyeja pse shtëpia e liderit të GERB Bojko Borisov ruhet nga snajperët. Kështu ai iu përgjigj pyetjes së PP-DB se pse ushtarët me armë..
Mbi 30 shkencëtarë nga 12 vende po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar cirilik “Alfabeti, gjuha, identiteti”. Ai filloi në Pallatin Kombëtar të Kulturës..
PP-DB dyshoi në mundësinë e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor për të formuar një qeveri. Në një konferencë në parlament, bashkëkryetari i..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të..