Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës dhe pasojat e saj për Bullgarinë dhe Evropën ishte fokusi kryesor i Takimit vjetor të biznesit me qeverinë. Edicioni i 12 i forumit, i organizuar nga gazeta “Kapital”, u zhvillua në një situatë të paprecedent të veprimeve ushtarake disa qindra kilometra larg Bullgarisë, në të cilën janë përfshirë jo vetëm dy vende fqinje, por Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar.
Ky konflikt mbase do të ndryshojë jo thjeshtë një pjesë nga bota, por të gjithë botën, një pjesë nga e cila është dhe Bullgaria, vuri në dukje politologu Ivan Krëstev:
“Jemi duke jetuar në një botë të ndryshme. Nga njëra anë është pandemia, e cila sjellë ndjenjën për katastrofë për shkak të pamundësisë të mund të kthehesh aty, ku ke qenë. Nga ana tjetër është lufta. Ka një brez të tërë, i cili jeton në një botë krejtësisht të ndryshme nga kjo në të cilën gjendemi dhe asnjëherë nuk ka dëgjuar për armë bërthamore”.
Krejtësisht e gabuar është dhe ndjenja, e cila është kthyer në bindje për shtetet evropiane, se nëse ke marrëdhënie të zhvilluara tregtare me një vend, lufta midis jush bëhet e pamundur, mendon Krëstev.
“Menjëherë del se po të ketë në konflikt ndërvarësia shndërrohet në cenueshmëri - deklaroi akoma politologu dhe u mundua të sqarojë akoma një të vërtetë tjetër të zhvlerësuar, domethënë sa i mundshëm është neutraliteti në një situatë të tillë. Ideja se mund të dalësh nga historia dhe të jesh një vëzhgues anësor i saj, më duket si një iluzion, të cilin mund ta mirëmbajmë, por ai është i pa aplikueshëm në botën e tanishme.”
Pikërisht për shkak të kësaj, një nga mesazhet drejtuese të qeverisë në Bullgari ishte nevoja për një pozitë të qartë ndaj Rusisë dhe diferencimi i lidhjes së një pjese të shoqërisë dhe të partive me Rusinë nga lidhja me regjimin e Putinit - shpjegoi kryeministri Kirill Petkov.
Cilat do të jenë pasojat ekonomike për Bullgarinë nga lufta?
“Ajo e cila po ndodh në Ukrainë, nuk do të ndalojë pas 2-3 muajve, por me siguri do të vazhdojë disa vjet - është i bindur Ministri i Financave Asen Vasilev. Skenarët mbi të cilët po punojmë përfshijnë përshkallëzimin e konfliktit në Moldavi, ndërprerje të mundshme në transportin detar dhe të furnizimeve me ujë.Jemi të përgatitur dhe për një mangësi ose për pothuajse asnjë rendiment të grurit në Evropën Lindore. Në Bullgari tanimë e zgjidhëm këtë problem duke blerë një pjesë të madhe të grurit, i cili është në territorin e vendit” - sqaroi Ministri.
Ai dha si shembull se çfarë mund të ndodhë nëse arrihet deri në një mangësi të drithit në Afrikën Veriore, e cila është një nga importuesit më të mëdhenj të drithërave në botë.
“Nëse çmimi i bukës aty rritet, kjo mund të çojë në një mos stabilitet të qeverive, në valë të mundshme të refugjatëve.”
Furnizimi me gaz natyror dhe rreziku i një krize energjetike janë një tjetër pikë e rëndësishme në rendin e ditës. Kryeministri dhe Ministri i Financave ripohuan se po punohet në drejtimin e diversifikimit dhe sigurimit të furnizimeve me naftë dhe gaz. Kontrata afatgjatë e vendit me “Gazprom” skadon në fund të këtij viti.Nënshkrimi i një të reje në kontekstin e luftës, si dhe të planeve të reja të Bashkimit Evropian që rezultojnë, duket e pamundur.
“Por për ne ka një lajm të mirë – po gjendemi gjeografikisht në një vend, ku ka trase alternative, kemi infrastrukturë me shtete të tjera, e cila mund të përdoret për gazin e lëngësht (përmes Turqisë dhe Greqisë) - vuri në dukje Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov. Problemi është se ka specifika të furnizimit dhe është e vështirë të merret një vendim akoma tani, si mund të realizohen në një përpjesëtim më të madh.”
Funksionimi i lidhjes së gazit me Greqinë, përmes së cilës gazi nga Azerbajxhani do të arrijë në vendin tonë, do të mundësojë mbulimin e 30% të nevojave të Bullgarisë.“Shpresoj që deri në fund të qershorit ky projekt të përfundohet”- deklaroi gjatë forumit Kirill Petkov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..